Flash

Sulmi i ri rus, Zelensky anulon udhëtimet jashtë vendit

Lapsi.al 15 May 2024
Sulmi i ri rus, Zelensky anulon udhëtimet jashtë vendit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky anuloi të gjitha udhëtimet e ardhshme jashtë vendit, ndërsa trupat e tij luftojnë për të kontrolluar një sulm të ri ndërkufitar nga forcat ruse.

Gjatë ditëve të fundit, Rusia nisi një ofensivë të re, jo shumë larg qytetit të dytë të Ukrainës, Kharkiv, e cila ka detyruar disa trupa ukrainase të tërhiqen. Në qytetin ukrainas të Vovchansk, shefi i policisë së zonës u kërkoi banorëve të evakuoheshin.

Më në jug, Rusia pretendoi se kishte pushtuar Robotyne, një fshat që Kievi mori përsëri verën e kaluar. Megjithatë, një zëdhënës i ushtrisë ukrainase i mohoi ato pretendime duke thënë; “Ky informacion nuk është i vërtetë”

Në mes të të gjitha këtyre përplasjeve, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken premtoi një fond shtesë ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën gjatë një vizite në Kiev.

Menjëherë pas këtij njoftimi, presidenti rus Vladimir Putin bëri një fjalim publik duke deklaruar se shpenzimet e mbrojtjes në vend do të rriteshin në më shumë se 8% të PBB-së.

Putin tha gjithashtu se janë duke u planifikuar operacione të mëtejshme ushtarake në Ukrainë

Ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të luftojnë kundër ofensivës së fundit ruse në periferitë veriperëndimore, sulmet ajrore të Rusisë në qytetet jugore të Ukrainës kanë plagosur të paktën 17 persona.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI