Flash

Berisha: Veliaj të ikë, nuk tërhiqemi nga protestat

Lapsi.al 16 May 2024
Berisha: Veliaj të ikë, nuk tërhiqemi nga protestat

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se opozita është e vendosur në betejën e saj për të larguar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Beteja për shpëtimin e bashkisë, çlirimin e bashkisë nga kryhajduti Erion Veliaj është betejë e shenjtë. Ndaj dhe të martën, e gjithë Tirana te bashkia. Dje, ministrja e Edi Ramës në derë të Skrapit deklaroi se aferat kanë bërë pis të madh dhe të vogël.

Në fakt ato afera mbi të gjitha dhe para se gjithash kanë bërë pis pisat e kombit, ata të cilët pasurohen në kurriz të shqiptarëve si Erion Veliaj. Ata të cilët zhdukin 135 milionë euro për djegësin që nuk ekziston. Ai i cili me kompaninë 5D zbaton modelin e vjedhjes 100% në prokurimet publike.

Zbaton barbarinë duke rrënuar dhjetëra banesa e pallate pa asnjë cen nga tërmeti, vetëm e vetëm për të vjedhur paratë e ndërtimit të tyre, zbaton vjedhjen 100% me kompani të llojit DC, të cilat grabisin miliona dollarë dhe nuk kanë asnjë punë të regjistruar” – tha Berisha. Ai bëri akuza edhe për kryeministrin Rama në vjedhje me tenderët e rrugëve.

“Në këtë vjedhje të tmerrshme qëndron tërkuza e pafundme e përfundimit të punëve publike. Unaza e Tiranës hyn në vitin e 14-të të saj. Vidh e vidh, nuk ka të sosur. Sepse Edi Rama njëlloj siç jepte lejet e pallatit për shkallë dhe për çdo shkallë duhet të bëje një pagesë për të marrë leje, tani e ka gjetur me lote.

Dhe kjo e loteve është bërë mekanizëm universal vjedhjesh. Në këtë shembull, mercenari Altin Dumani ndan në 5 lote, në pesë tendera, blerjen e pajisjeve për dixhitalizimin, informatizimin e Skrapit të partisë.

Vjedhja në lote është faqja e zezë e këtyre hajdutëve, të cilat i bëjnë punët publike jo një dobi për qytetarët, por një barrë të tmerrshme për qytetarët shqiptarë. Në këtë vjedhje qëndrojnë tarifat e larta të studentëve, ndër më të lartat në Europë, në një kohë kur rrogat e prindërve të tyre janë më të ulëtat në Europë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI