Flash

"E di ku jeton, vij e ti shkul ato veshë": Allegri kërcënon drejtorin e Tuttosport Vaciago

Lapsi.al 16 May 2024
"E di ku jeton, vij e ti shkul ato veshë": Allegri

Që ajo në Olimpico ishte një finale përvëluese ishte kuptuar, por nervozizmi i Max Allegri kapërcente vendimet në fushë të arbitrit Maresca. Fillimisht protestat në fushë, me pasojë përjashtimin, më pas sherri me drejtorin bardhezi Cristiano Giuntoli gjatë festimeve dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishme, intervista pas ndeshjes me një mesazh drejtuar pronarëve të Juventus. Por pas Juve-Atalanta, me Kupën e Italisë të fituar, pati një tjetër episod. E rrëfen sot protagonisti direkt, Guido Vaciago, drejtor i Tuttosport, i cili u sulmua jo vetëm verbalisht, por edhe u kërcënuar rëndë nga trajneri i Juventus.

AKUZAT NË EDITORIAL

“Allegri, dukshëm i mërzitur, po bënte detyrën e fundit mediatike të mbrëmjes së tij triumfale (por dukshëm jo shumë të qetë), konferencën për shtyp, por ai gjeti disa minuta për mua”, ka shkruar Vaciago sot në gazetën e tij. "Drejtor mu*i! Po, ti drejtor mu*i. Shkruaj të vërtetën në gazetën tënde, jo atë që të thotë klubi! Mjaft bëre zëdhënësin e shoqërisë. Në ftesën e parë për tu qetësuar dhe të më shpjegonte se cila ishte e vërteta që fshihja në marrëveshje me punëdhënësit e tij, Allegri u përgjigj duke më tërhequr, duke më shtyrë dhe me gishtin nën hundë më bërtiti: Shiko, e di ku të vij të të marr. E di ku të të pres. Vij e t'i shkul ato veshë. Vij e të bëj fytyrën përshesh. Shkruaj të vërtetën në gazetë shkruani dhe komoditete të tjera të repertorit të sherrit në lokal”.

Lexo më tej: Video/ Allegri një furi kundër arbitrit Maresca, thirrja nga tribuna e bujshme: “Ku është Rocchi, ku është?”

Kjo është historia e rrëfyer nga vetë protagonisti, i cili më pas, në formuloi reflektimin e tij përfundimtar: “Për të gjithë këtë çështje, e cila në vetvete nuk duhet të bëhet lajm, mbetet dyshimi se cila është “e vërteta” e pakapshme e Allegrit, sepse po ta dinim me kënaqësi do të shkruanim dy faqe për të”, përfundoi Vaciago. "E për fat të keq, mbetet qëndrimi kërcënues i trajnerit të Juventus ndaj një gazetari. Në konfrontim mund të qendrojë çdo gjë, madje edhe ofendimi në limite, por kërcënimi jo. Kërcënimi është i poshtër, frikësues dhe madje i rrezikshëm, në një botë ku ekziston mundësia që dikush që merr mundimin për ta vënë në jetë, gjithmonë mund ta bëjë”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI