Flash

Gjendet pas 26 vitesh në bodrumin e fqinjit algjeriani i zhdukur

Lapsi.al 16 May 2024
Gjendet pas 26 vitesh në bodrumin e fqinjit algjeriani i zhdukur

Një burrë është gjetur i gjallë në bodrumin e fqinjit të tij pasi u zhduk rreth 26 vjet më parë. Omar bin Omran u zhduk nga Djelfa, në Algjeri, gjatë luftës civile algjeriane në vitet 1990, kur ai ishte në moshën e adoleshencës.

Tashmë në moshën 45-vjeçare, Bin Omran u zbulua vetëm 200 metra larg vendit ku ai u rrit. Lajmin e jep BBC që citon zyrtarët që kishin arrestuar një 61-vjeçar të dyshuar se e mbante atë të burgosur. Zhdukja e Bin Omran ndodhi në mes të një konflikti 10-vjeçar midis qeverisë së Algjerisë dhe grupeve islamike.

Familja e tij kishte frikë se ai ishte mesin rreth 200 mijë të vrarëve ose rreth 20 mijë të rrëmbyerve, gjatë trazirave. Por ai u gjet i fshehur në një bodrum poshtë vathës së kafshëve më 12 maj. Zyra e prokurorit publik u informua nga një ankesë anonime.

“Pas këtij raporti, prokurori i përgjithshëm urdhëroi xhandarmërinë kombëtare të hapte një hetim të thelluar dhe oficerët shkuan në shtëpinë në fjalë. Më 12 maj, në orën 20:00 me orën lokale, ata gjetën Omar bin Omran, 45 vjeç, në bodrumin e fqinjit të tij, 61 vjeç" – tha një zyrtar.

I dyshuari thuhet se ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar dhe arrestuar. Ministria tha se hetimi ishte ende në vijim dhe Bin Omran ishte në marrjen e kujdesit mjekësor dhe psikologjik.

Një zëdhënës e përshkroi krimin si "të urryer". Bin Omran u tha shpëtimtarëve të tij se kishte raste kur kishte parë familjen e tij nga “burgu i tij”, por pretendoi se nuk kishte qenë në gjendje të thërriste për ndihmë "për shkak të një magjie" që i kishte bërë rrëmbyesi. Nëna e tij vdiq në vitin 2013. ©BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI