Flash

Hamburgu vendos ndalimin e hixhabit në shkolla

Lapsi.al 16 May 2024
Hamburgu vendos ndalimin e hixhabit në shkolla

Mbulimi i fytyrës me hixhab do të ndalohet në shkollat e qytetit dhe shtetit federal të Hamburgut.

“Shkolla dhe mbulimi i fytyrës nuk shkojnë bashkë. Të shohësh fytyrën e bashkëbiseduesit është e rëndësishme për komunikimin”, tha Nils Hansen, ekspert i arsimit në degën e Hamburgut të Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD).

Të gjitha klubet përfaqësuese në senatin e provincës, përveç partisë së Majtë, votuan për miratimin e një ligji që do të mundësonte ndalimin e mbulimit të fytyrës. Nisma ligjore u nis pasi një gjykatë e Hamburgut në vitin 2020 pranoi një padi të ngritur nga një nxënëse 16-vjeçare, e cila u ankua se ishte përjashtuar nga klasa për veshjen e hixhabit. Gjykata më pas shpjegoi vendimin duke thënë se nuk ka bazë ligjore për një ndalim të tillë.

Gjithashtu Hansen shpjegoi se hixhabi në shkollat e Hamburgut nuk është një fenomen masiv dhe se bëhet fjalë për raste të rralla, por ai e arsyetoi miratimin e ligjit me nevojën që shkollat të mund t’i referohen ligjit në vendimet e tyre. Ndërsa mbajtja e një maskë mbrojtëse si mbrojtje kundër infeksionit dhe një shall si mbulesë e kokës është ende e lejuar. Megjithatë në Gjermani, çështja e ndalimit të mbulimit të fytyrës për arsye fetare ngrihet vazhdimisht dhe duke qenë se politika arsimore është përgjegjësi e shteteve federale, çështja nuk zgjidhet në mënyrë uniforme në të gjithë vendin.

Të këshilluara

Trupat ukrainase tërhiqen nga disa zona

Forcat ukrainase u tërhoqën nga disa pjesë të verilindjes së vendit dhe luftuan me trupat ruse në zona të tjera të mërkurën. Vendimi i Presidentit Volodymyr Zel...

11:46

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI