Flash

Koeman, a je në vete? Klubet e mëdhenj të Europës po çmenden për Zirkzee, Holanda nuk e merr në Euro 2024

Lapsi.al 16 May 2024
Koeman, a je në vete? Klubet e mëdhenj të Europës po
Joshua Zirkzee pati një sezon të paharrueshëm si në nivel personal ashtu edhe në atë kolektiv të skuadrës. Në fakt, Bolonja e tij u kualifikua heroikisht në Champions League, falë edhe lojës së sulmuesit të saj që tashmë po josh gjysmën e Europës. Vlera e tij është rreth 40 milionë euro dhe nuk është e thënë që ai nuk mund të kthehet te Bayern Munich. Mbi të kanë hedhur sytë milanezet dhe Juventus dhe gjithçka mund të ndodhë. Nëse në Itali sulmuesi është objekt i dëshirës së të gjithëve, në atdhe ai duket se nuk konsiderohet ende një lojtar elitar. Për sulmuesin e Bolonjës mbërrin lajmi që ka shije zhgënjimi. Lexo më tej: Zirkzee çmend merkaton: Milan e Juventus presin, Bayern ka të drejtën e riblerjes

NUK KA EURO 2024 PËR ZIRKZEE

Holanda është pjesë e Grupit D në Europianin e ardhshëm në Gjermani dhe do të duhet të përballet me Poloninë, Austrinë dhe Francën. Ronald Koeman ka publikuar listën e lojtarëve që janë thirrur. Çuditërisht në listën e teknikut Oranje nuk figuron emëri i Joshua Zirkzee. Sulmuesi i talentuar, në mënyrë të habitshme nuk është marrë në konsideratë nga ish-mbrojtësi i Barcelonës. Për 22 vjeçarin, një zhgënjim ndoshta i papritur nisur nga kampionati i luajtur si protagonist në Serie A. Në të njëjtën kohë, mosha e tij e re luan në anën e tij dhe për Zirkzee do të ketë shumë mundësi të tjera për të veshur fanellën e Tulipanëve portokallinj.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI