Flash

"Mourinho mbreti i shkarkimeve": shifra e çmendur e arkëtuar për pushimet nga puna

Lapsi.al 16 May 2024
"Mourinho mbreti i shkarkimeve": shifra e çmendur e

Të pushohesh nga puna është gjithmonë një gjë negative, gjithnjë nëse nuk je një trajner i suksesshëm dhe falë shkarkimeve të përsëritura në karrierë e fryn edhe më shumë llogarinë e madhe bankare. E Jose Mourinho e di mirë këtë gjë.

Mundo Deportivo, gazeta e njohur sportive spanjolle, ka llogaritur shumën e arkëtuar nga trajneri portugez pas shkarkimeve të marra në sezonet e fundit. Një artikull, ai i iberikëve, me një nuancë aspak elozhues ndaj Special One.

MOURINHO, KUR SHKARKIMI TË BËN TË PASUR

Artikulli i Mundo Deportivo fokusohet në faktin se dyert e futbollit të madh tashmë po mbyllen edhe për Jose Mourinho. E në këtë kuptim gazeta spanjolle kujtoi një frazë provokuese të portugezit disa vite më parë: “Mua nuk mund të më ndodhë e njëjta gjë që ndodhi me Pellegrini, sepse nëse largohem nga Madrid nuk do të drejtoj Málaga, do të shkoj në një klub të madh në Angli apo në Itali nuk e kam problem të kthehem të stërvis një klub të madh. Një frazë që u plak shumë keq, ose siç thotë gjithmonë Mundo "një provokim i kotë duke qenë se dyert e ekipeve më të mëdha në Europë po i mbyllen".

Lexo më tej: "Më shkatërruan jetën". Mourinho shpërthen ashpër ndaj pyetjeve tendencioze

Më pas, spanjollët bënë llogaritë në xhepin e portugezit, duke nxjerrë shumën “e pacipë” të fituar nga shkarkimet: “Mourinho mblodhi pak më shumë se 80 milionë euro. Një shifër që rrjedh nga shuma e kompensimeve të gjashtë klubeve të tij të fundit, duke përjashtuar Inter ku ai e respektoi kontratën e tij. Chelsea e pagoi 18 milionë herën e parë që e shkarkoi dhe më shumë se 8 milionë herën e dytë. Real Madrid iu desh të paguante 17 milionë më shumë për ta lënë të largohej. Rekordin e lamtumirave e mban Manchester United: 19.6 milionë e diçka më shumë. Nga Tottenham arkëtoi 15 milionë dhe, në të njëjtin sezon, kur ai u pushua nga Roma, futi në xhep edhe tre të tjera”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI