Flash

O’Brien thirrje liderëve në Samitin Ballkan-BE: Mos tentoni të politizoni çdo çështje të rajonit

Lapsi.al 16 May 2024
O’Brien thirrje liderëve në Samitin Ballkan-BE: Mos tentoni

Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, gjatë fjalës së tij në Samitin që po zhvillohet në Kotorr u ka bërë thirrje liderëve të rajonit të mos politizojnë çdo çështje të rajonit. Ai theksoi se Ballkani duhet të mos politizojë çështjet, por të punojë që interesat e qytetarëve të realizohen sa më parë në terren dhe rajoni të afrohet me BE.

Ai kërkoi nga liderët e gjashtë vendeve perëndimore të vënë interesin e qytetarëve në plan të parë, ndërsa theksoi se oferta e BE për Ballkanin Perëndimor është e thjeshtë dhe e qartë, që secili vend duhet ta bëjë punën e vet me përkushtim.

“Siç e tha dhe kryeministri Edi Rama le ta vazhdojmë punën dhe mos e politizojmë çështjen. Nëse i bëjmë këto gjëra, disa probleme politike do jenë më të lehta. Bukuria e planit zhvillimor është se për secili pjesëmarrëse porosia është e thjeshtë: Bëje punë tënde dhe mos prit që dikush tjetër ta bëjë atë. Varet nga secilin prej jush që të bëni punën, që qytetarët tuaj të përfitojnë nga liritë që paraqiten”, tha O’Brien.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI