Flash

Përmbytje të frikshme në Brazil: Federata pranon kërkesën e 15 kluveve, ndalon futbollin deri në 27 maj

Lapsi.al 16 May 2024
Përmbytje të frikshme në Brazil: Federata pranon
Në Brazil, reshjet e dendura të shiut dhe si pasojë përmbytjet që goditën vendin amerikano jugor kanë vënë në vështirësi të mëdha edhe botën e futbollit. Federata Braziliane e Futbollit (Cbf) ka vendosur të pezullojë “të gjitha ndeshjet e futbollit të të gjitha klubeve të Serisë A deri më 27 maj”, duke pranuar kështu kërkesën e pesëmbëdhjetë klubeve të Carioca-s të udhëhequra nga Gremio, Botafogo, Fluminense, Atletico Mineiro dhe Vasco da Gama. “Brazili është prekur tragjikisht nga një katastrofë mjedisore e paprecedentë në histori, e cila ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë te miliona njerëz në shtetin e Rio Grande do Sul dhe, rrjedhimisht, në futbollin e luajtur në Brazil”, shpjegoi presidenti federal Ednaldo Rodrigues, i cili në fakt e shtyu raundin e tetë të kampionatit me një javë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI