Flash

Shpërthimi me 2 të vdekur në kapanonin e Bujar Çelës në Lushnjë, SPAK kërkon riinspektim

Lapsi.al 16 May 2024
Shpërthimi me 2 të vdekur në kapanonin e Bujar Çelës

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë për inspektorët e IMT-së dhe biznesmenin Leonard Gjini. Por në seancën e sotme, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar riinspektim të vendit të ngjarjes ku humbën jetën 2 persona, babë e bir. Ekspertiza për të analizuar nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

"Arrest me burg"

Leonard Gjini, ndërtues

Të pezulluar, u mbahet pasaporta

1-Robert Kola kryeinspektori i IMT Lushnjë

2- Miklovan Petro jurist i IMT Lushnjë

3- Eugert Sina inspektor i IMT Lushnjë

4- Kudret Sula inspektor i IMT Lushnjë

5- Ilmi Uku inspektor i rajonit nr 5 Bashkia Lushnjë

Dosja e shpërthimit të 1 marsit 2024 në kapanonin e deputetit socialist Bujar Çela në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë ka kaluar tashmë për hetime të mëtejshme në SPAK. Megjithatë Prokuroria e Fierit ka ngritur 3 akuza ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili deri më tani është ende në liri. I vetmi i arrestuar është Leonard Gjini, sipërmarrës 32-vjeçar i firmës “Gjini Construksion”, më 27 nëntor të vitit 2023 ka lidhur kontratë me deputetin Çela për ndërtimin e magazinës me një vlerë prej rreth 18 milionë lekë, tek vendi i njohur si 'Rrethrrotullimi i Plastmasit'. Gjini akuzohet se nuk ka respektuar rregullat e mbrojtjes në punë që solli edhe viktimat. Po ashtu, Prokuroria e Fierit ka ngritur akuza për thuajse të gjithë Inspektoratin Ndërtimin në Lushnjë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI