Flash

Tronditëse/ U rrëmbye dhe u mbajt për 26 vjet në një bodrum

Lapsi.al 16 May 2024
Tronditëse/ U rrëmbye dhe u mbajt për 26 vjet në një

Një histori e pabesueshme u zbulua në 24 orët e fundit në Algjeri. Një person që u rrëmbye në vitin 1998 në moshën 19-vjeçare u mbajt për 26 vitet e fundit në një bodrum, vetëm 200 metra larg shtëpisë së familjes së tij.

Përcaktues për t’i dhënë fund rrëmbimit të Omar Bin Omranit, në fakt ka qenë informacioni i vëllait të rrëmbyesit, i cili dyshohet se ka ngritur dyshime me një postim në rrjetet sociale pasi kishin probleme me trashëgiminë.

Në një video të lirimit të 45-vjeçarit Omran sot, duket se burri mbahej peng në një hapësirë ​​të nëndheshme, nën stallën e rrëmbyesit të tij, i cili e kishte rrëmbyer teksa i riu asokohe shkonte në shkollë.

Pas lirimit, Omran u dërgua në spital ku iu nënshtrua analizave, ndërsa fqinji i tij 61-vjeçar i arrestuar pritet të dalë në gjykatë.

Përveç rrëmbimit, 61-vjeçari i arrestuar akuzohet edhe për vrasjen e një qeni që ishte me Omranin në momentin e rrëmbimit të tij, teksa kafsha bredhte rreth shtëpisë së rrëmbyesit një muaj pasi 19-vjeçari u zhduk. Raportet e mediave lokale thanë se 61-vjeçari ishte një nëpunës civil dhe jetonte vetëm në shtëpi, megjithëse shpesh shihej duke blerë furnizime që do të ushqenin dy persona. Shumica e familjes së Omranit kishin besuar se ai kishte vdekur gjatë luftës civile në Algjeri, ndërsa nëna e tij, e cila vdiq në vitin 2013 kishte pohuar se djali i saj ishte gjallë. Ajo raportohet të ketë thënë pak para se të vdiste “ju lutem mos ndaloni së kërkuari Omarin. Jam i sigurt se ai është ende gjallë”.

Të këshilluara

Trupat ukrainase tërhiqen nga disa zona

Forcat ukrainase u tërhoqën nga disa pjesë të verilindjes së vendit dhe luftuan me trupat ruse në zona të tjera të mërkurën. Vendimi i Presidentit Volodymyr Zel...

11:46

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI