Flash

Zbardhet vendimi: Kush janë dy anëtarët e Kushtetueses që ishin pro lirimit të Belerit

Lapsi.al 16 May 2024
Zbardhet vendimi: Kush janë dy anëtarët e Kushtetueses që

Shumica vendos dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm, por ai i 21 marsit për Fredi Belerin ka edhe mendim pakice me dy anëtarë që kanë qenë pro lirimit të Alfred Belerit nga qelitë e burgut.

Nuk kanë mundur të ndryshojnë qëndrimin e shumicës, që konfirmoi masën “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, por Marsida Xhaferrllari dhe Sonila Bejtja, e kanë vlerësuar si jo të përshtatshme këtë masë sigurie.

Qëndrimi i dy gjyqtareve në trupën 9 anëtarësh të Kushtetueses, del në dritë në vendimin e arsyetuar ndaj Belerit, të siguruar nga A2 CNN.

Në verdiktin e zbardhur, anëtarët e pakicës arsyetojnë se Kushtetuesja duhet të vlerësonte çështjen jo vetëm në rrethanat e procedimit penal ndaj Belerit, por edhe funksionit kushtetues që ai pritej të ushtronte.

“Kriteret kushtetuese për kontrollin e çështjes duhet të ishin identifikuar sidomos nga perspektiva e kërkesave për funksionimin e përshtatshëm të Bashkisë Himarë, ku kërkuesi pritet të marrë pozicionin e kryetarit, institucion i cili është pjesë e sistemit kushtetues demokratik të vendit.

Është fakt se për shkak të kufizimit të lirisë personale të kërkuesit Bashkia Himarë edhe sot është ende pa kryetar, duke sjellë në këtë mënyrë edhe deficit të legjitimitetit demokratik, pra deformim të vullnetit të qytetarëve që kanë votuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të publikuar nga A2 CNN.

Sipas Xhaferrllarit e Bejtjes, shtatë kolegët e tyre në shumicë kanë mbajtur në vëmendje vetëm vlerësimin e kritereve kushtetuese që lidheshin me lirinë personale të Belerit dhe jo të drejtës së tij kushtetuese për t’u zgjedhur.

“Pa vënë në dyshim interesin publik për mbarëvajtjen e procedimeve penale, sidomos të atyre që lidhen me çështje të korrupsionit zgjedhor, ritheksojmë se në çështjen konkrete janë vënë në diskutim jo vetëm liria personale e kërkuesit, por edhe e drejta për t’u zgjedhur dhe cilësia e legjitimitetit demokratik në Bashkinë Himarë”.

Përkundër argumentave të shumicës, gjykatat e zakonshme sipas mendimit të pakicës në këtë vendim kushtetues, të siguruar nga A2 CNN, nuk kanë analizuar mjaftueshëm mbi proporcionalitetin e caktimit të masës së “arrestit në burg” ndaj Alfred Belerit.

“Caktimi i masës së sigurimit të arrestit në burg dy ditë përpara ditës së votimit për zgjedhjet vendore dhe vazhdimi i kësaj mase, që e ka penguar atë në fakt të marrë detyrën e kryetarit të bashkisë, si pasojë e prezumimit të korrupsionit në zgjedhje, duhej vlerësuar arbitrare për shkak të mungesës së garancive të mjaftueshme procedurale.

Për rrjedhojë, vlerësojmë se pretendimi i kërkuesit për cenimin e lirisë personale dhe së drejtës për t’u zgjedhur, në raport me parimin e proporcionalitetit, të lidhur me standardin e arsyetimit të vendimit gjyqësor është i bazuar”.

Në kushtetuese, Belerit, i dënuar me 2 vjet burg për “korrupsion në zgjedhje” nga Gjykata e Posaçme, kërkoi shfuqizimin e masës “arrest në burg”, caktuar ndaj tij nga tre shkallët e gjyqësorit. Më 27 maj, ora10:00, Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar seancën e parë të shqyrtimit të ankimit të bërë prej tij kundër këtij vendimi.

Të këshilluara

Rama: Mbështetje pa ekuivok për SPAK!

Kryeministri Edi Rama në një bisedë me gazetarët para kthimit nga Samiti Rajonal i Ballkanit Perëndimor me BE, ka folur në lidhje me çfarë u diskutua. “Kemi da...

16:29

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI