Flash

Zelenskyy: Situata në Harkiv shumë e vështirë

Lapsi.al 16 May 2024
Zelenskyy: Situata në Harkiv shumë e vështirë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, thotë se situata në verilindje të rajonit Harkiv, ku forcat ruse kanë çarë përpara me një ofensivë të gjerë prej javës së kaluar, vazhdon të jetë shumë e vështirë, por “përgjithësisht nën kontroll”.

Zelenskyy e vizitoi Harkivin më 16 maj, ku u takua me udhëheqësit ushtarakë, me të cilët bisedoi për gjendjen në Vovçansk dhe Liptsi, dy zona ku po zhvillohen luftime të ashpra tash e disa ditë.

“Deri më sot, situata në rajonin e Harkivit është përgjithësisht nën kontroll, ushtarët tanë po i shkaktojnë humbje të mëdha pushtuesit. Megjithatë, fronti atje mbetet shumë i vështirë dhe ne po i përforcojmë njësitë tona”, tha Zelensky në Telegram.

Vovçansk dhe Liptsi, dy qyteza të vogla vetëm 5-10 kilometra larg kufirit me Rusinë, janë bombarduar pareshtur nga artileria ruse prej se trupat e Moskës e nisën ofensivën në këtë zonë më 10 maj, duke i detyruar rreth 9.000 civilë të evakuohen.

Të dyja këto qyteza ndodhen pranë Harkivit, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, i cili kishte një popullsi prej 1.4 milion banorësh para luftës.

Analistët ushtarakë, megjithatë, thonë se forcat ruse nuk duket të kenë kapacitet për ta kërcënuar Harkivin. Instituti Amerikan për Studimin e Luftës vlerëson se trupat ruse nuk kanë përparuar më shumë se 8 kilometra brenda Ukrainës.

Harkivi ndodhet rreth 35 kilometra larg kufirit rus.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi më 16 maj se forcat ukrainase i prishën planet e ushtrisë ruse për t’u futur më thellë brenda Vovçanskut.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, i akuzoi forcat ruse për ndalimin dhe vrasjen e cilëve të cilët nuk kishin arritur të evakuoheshin nga Vovçansku me kohë.

“Trupat ruse nuk i lejuan banorët të evakuohen. Njerëzit po kidnapohen dhe po durohen në bodrume”, tha Klymenko.

“Një banor i Vavçanskut i cili tentoi të ikte në këmbë dhe i shpërfilli urdhrat e pushtuesve – u vra nga rusët”, shtoi ai.

Mëngjesin e 16 majit, në kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe në disa rajone të tjera, u lëshuan sirena për të paralajmëruar sulme ajrore. Forcat Ajrore të Ukrainës paralajmëruan për rrezikun nga raketat balistike ruse.

Forcat ruse i kanë sulmuar vazhdimisht civilët në rajonet e Ukrainës, duke vrarë shumë njerëz, përfshirë fëmijë, dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe energjetike./REL

Të këshilluara

Trupat ukrainase tërhiqen nga disa zona

Forcat ukrainase u tërhoqën nga disa pjesë të verilindjes së vendit dhe luftuan me trupat ruse në zona të tjera të mërkurën. Vendimi i Presidentit Volodymyr Zel...

11:46

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI