Flash

Aksident në Kamenicë të Korçës, tre makina përplasen me njëra-tjetrën

Lapsi.al 17 May 2024
Aksident në Kamenicë të Korçës, tre makina

Një aksident i trefishtë është regjistruar mesditën e kësaj të premte në Kamenicë të Korçës. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta. Nga raportimet paraprake thuhet se si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur lehtë një grua e cila është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa siç mund të shikohet edhe në foton e mësipërme njëri krah i rrugës është bllokuar dhe lëvizja e mjeteve po bëhet vetëm në një korsi. Sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Të këshilluara

Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi është paraqitur sot në Strukturën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Emri i tij përf...

10:04

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI