Flash

Tuchel konfirmon lamtumirën nga Bayern: "Asnjë akord për të qendruar"

Lapsi.al 17 May 2024
Tuchel konfirmon lamtumirën nga Bayern: "Asnjë akord për
"Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp si trajner i Bayern Munich. Ka pasur kontakte për të parë nëse mund të vazhdojmë së bashku, por nuk kemi arritur një marrëveshje - dhe nuk do të them arsyet - dhe prandaj vendimi i marrë në shkurt mbetet në fuqi". Në prag të ndeshjes së Bundesligës kundër Hoffenheim, Thomas Tuchel konfirmon lamtumirën e tij me klubin bavarez në fund të sezonit, pavarësisht një kontrate deri në qershor 2025. Kohët e fundit ishte folur për mundësinë e vazhdimit së bashku pavarësisht një ndarjeje tashmë të paralajmëruar. Tani erdhi konfirmimi se rrugët e tyre do të ndahen. Tuchel është kontaktuar edhe nga Milan, por diskutimet janë ndërprerë menjëherë. Kërkesat e trajnerit gjerman, i cili provoi shumën prej 12 milionë eurosh, ishin shumë të larta. Lexo më tej: Kane e zakoni që ka habitur Tuchel: "Është qesharak, është gjithnjë aty" Sipas të dhënave, Tuchel dëshironte një zgjatje të kontratës së tij aktuale deri në vitin 2026 për të qëndruar. Në javët e fundit, Bayern ka marrë disa refuzime në kërkimin e tyre për një pasardhës të Tuchel. Nuk pranuan të uleshin në pankinën bavareze trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann dhe trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick. Disa lojtarë, si kapiteni Manuel Neuer, kanë shprehur së fundmi mbështetjen e tyre për qëndrimin e Tuchel. Madje edhe tifozët kanë dalë në krah të tij. Mbi 10 mijë firma i mblodhën në një peticion për ta mbajtur në pankinë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI