Flash

Emrat/ "Sky ECC" zbardh vrasjet e bujshme, si i shpëtuan operacionit të SPAK “kokat” e krimit?

Lapsi.al 18 May 2024
Emrat/  "Sky ECC" zbardh vrasjet e bujshme, si i shpëtuan

Prokuroria e Posaçme lëshoi ditën e djeshme rreth 50 urdhër arreste për kapjen e disa personave të botës së krimit pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin "Sky ECC". Me urdhër të SPAK, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një nga aksionet më të mëdha në disa qytete dhe zonat e tyre përreth. Kontrollet u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj.

Urdhër arreste u lëshuan edhe për vëllezërit, Astrit dhe Altin Avdylaj dhe Durim e Valter Bami. Dy të fundit dyshohet se ndodhen në Dubai, ndërsa janë ushtruar kontrolle në banesat e tyre në Nikël.

Kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Freskut në Tiranë, konkretisht në banesat e vëllezërve Duka, Erlis dhe Leonard Duka, të njohur si armiqtë e Ervis Martinaj, ish-bosi i lojërave të fatit i cili konsiderohet i zhdukur që nga data 8 gusht e vitit 2022. Mes listës së urdhër arresteve është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim.

Po ashtu Prokuroria e Posaçme ka lëshuar dje urdhër arreste për 3 efektivët e Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit të sotëm. Bashkë me Erigert Mitrin, i cili më herët ka mbajtur pozicionin si drejtues i Policisë Lezhë dhe Klodian Jasharin, është edhe emri i Altin Morinës, ish-efektiv i RENEA-s. SPAK mësohet se ka lëshuar urdhër arrest edhe për Lulzim Berishën, i njohur ndryshe edhe si Lul Berisha.

Të këshilluara

Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi është paraqitur sot në Strukturën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Emri i tij përf...

10:04

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI