Flash

Qëlloi me grusht punonjësin e komisariatit të policisë, arrestohet 58-vjeçari në Pukë

Lapsi.al 18 May 2024
Qëlloi me grusht punonjësin e komisariatit të policisë,

Një 58-vjeçar është ndaluar nga oficerët e policisë gjyqësore pasi goditi me grusht një punonjës të Komisariatit të policisë në Pukë. Dyshohet se H.T., 58 vjeç, banues në fshatin Qerret i Madh ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Komisariatit të policisë Pukë.

Ndërkohë Komisariati i Policisë në Shkodër bëri të mundur arrestimin në flagrancë të Gj.P., 50 vjeç pasi kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrikë në biznesin në pronësi të tij. Për këtë rast ka nisur një hetim për 6 punonjës të OSHEE-së për ‘Shpërdorim detyre’.

'Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimeve Ekonomiko-Financiare, arrestoi në flagrance shtetasin Gj. P., 50 vjeç, pasi nga verifikimet e kryera, rezultoi se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në biznesin në pronësi të tij. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 6 punonjës të OSHEE-së, mbi dyshime për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.', thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI