Flash

Grabitje e armatosur në një argjendari në qendër të Parisit

Lapsi.al 18 May 2024
Grabitje e armatosur në një argjendari në qendër të

Disa persona të armatosur kanë grabitur një argjendari në Paris. Mediat vendase thanë se objektivi ishte butiku ekskluziv "Harry Winston", i njohur ndryshe si “argjendaria e yjeve”. Policia e Parisit tha se grabitësit e armatosur erdhën dhe u larguan me motoçikleta. Ata qëlluan një herë brenda argjendarisë, por fatmirësisht nga e shtëna nuk pati viktima.

Prokuroria e Parisit tha se po heton për grabitjen e ndodhur, por nuk mund të konfirmonin bizhuteri të vjedhura apo vlerën në të cilën arrinin ato. Kjo nuk është hera e parë që grabitet kjo argjendari luksoze. Tetë njerëz janë burgosur në vitin 2015 në lidhje me një grabitje spaktakolare të vitit 2008 kur tre burra të armatosur vodhën këtu bizhuteri në vlerën 90 milionë dollarë.

Të këshilluara

BE ndalon funksionimin e katër mediave ruse

Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit për katër media të lidhura me Rusinë, në bllokun evropian. Vendimi u mor pavarësisht një ...

16:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI