Flash

Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit në Dhërmi

Lapsi.al 18 May 2024
Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i

Pronar i një hoteli në Dhërmi dhe dy punonjësit kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ndërsa punonin me ndriçimin e jashtëm pasditen e sotme ata i zuri rryma dhe u dërguan në spital. Pronari, i identifikuar me inicialet A.M., nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital. Gjendja e dy punonjësve mbetet e rëndë.

"Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.", thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Sakaq, grupi hetimor shkoi tek hoteli për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI