Flash

VOA: Hetimet e Prokurorisë së Posaçme godasin 7 grupe të rrezikshme kriminale

Lapsi.al 18 May 2024
VOA: Hetimet e Prokurorisë së Posaçme godasin 7 grupe të

Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera deri tani nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, ka mundur të dokumentojë disa raste vrasjesh dhe tentativash për vrasje, ku janë përfshirë 7 ndër grupet më të rrezikshme kriminale në vend dhe emrat më në zë të botës së krimit. Hetimet janë shtrirë dhe në disa shtete europiane, falë koordinimit me Europol-in edhe në fazën e operacionit të nisur që mëngjesin e ditës së djeshme.

Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhëra arresti, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjike, falë bashkëpunimit me autoritetet e këtyre vendeve.

Një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhëra arresti, ndodhen prej kohësh jashtë vendit. Në listën e personave që janë në kërkim rezulton dhe ish deputeti socialist Arben Ndoka, i dyshuar si kreu i njërit prej grupeve si dhe vëllai dhe i afërmi i një tjetër deputeti të shumicës, Eduard Ndreca.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, karakteristikë e këtyre grupeve është dhuna e egër në kryerjen e krimeve. Hetimet kanë zbuluar lidhjet mes tyre, aleancat dhe armiqësitë që kanë qenë burim i vrasjeve dhe tentativave për vrasje, mes anëtarëve të grupeve.

Nga hetimet, ka dalë në dritë dhe përfshirja e disa punonjësve të policisë, ish Drejtorit të Lezhës Henrigert Mitri, aktualisht në Drejtorinë qendrore të policisë, dhe ish shefit të seksionit të trafiqeve dhe narkotikëve në këtë qytet, edhe ai aktualisht në detyrë si oficer policie, të dy të lidhur me një nga grupet kriminale dhe të angazhuar në kultivimin e bimëve narkotike.

Po ashtu, hetimet kanë çuar dhe në zbulimin e lidhjeve me grupet kriminale të dy ish efektivëve të forcave speciale. Gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhërave të arrestit, janë ushtruar kontrolle në 50 banesa, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Rrëshen, Kurbin, Fushë-Krujë dhe Krujë, ku ishin dhe bazat e grupeve.

Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka sekuestruar automjete të blinduara, bizhuteri, lingota floriri dhe vlera monetare, për një total prej afro 4.5 milionë euro, nga të cilat 3 milionë euro janë cash./VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI