Flash

Egnatia-Vllaznia, luhet sot ndeshja e dytë e Final 4: Tetova e Brdaric në kërkim të finales me Partizanin

Lapsi.al 19 May 2024
Egnatia-Vllaznia, luhet sot ndeshja e dytë e Final 4: Tetova e Brdaric

90 minuta për të përcaktuar se cila mes dy rivalëve, Egnatia e Vllaznia, do të sfidojë Partizanin në finalen për titullin kampion në Superiore. Në Arena kombëtare do të përplasen dy skuadra pothuaj në ekuilibër perfekt në ndeshjet direkte, të ndara nga 4 pikë në klasifikim në favor të rrogozhinasve, e me një formë më të mirë të ndeshjeve të fundit për shkodranët.

Në fakt, të dy rivalët janë përballur 6 herë këtë sezon, përpara përplasjes së sotme, me tre fitore në secilën anë, pa llogaritur pastaj shtesën e kthimit të gjysëmfinales së Kupës së Shqipërisë në të cilën Egnatia shënoi golin e barazimit 1-1 që i çoi në finale. Dy fazat e para ishin katastrofike për kuqeblutë të dërrmuar 0-2 në fazën e parë e 3-0 në të dytën. Ndryshimi erdhi në gjysmën e dytë të kampionatit, kur Vllaznia rrëmbeu fitoret 2-1 në fazën e tretë dhe 0-1 në fazën e katërt. Golavarazhi, përtej ekuilibrit të ndeshjeve direkte flet për skuadrën e Tetovës me 7 gola të shënuar kundër 4 të pësuar.

NDESHJET E KAMPIONATIT

Vllaznia 0-2 Egnatia (faza e parë)

Egnatia 3-0 Vllaznia (faza e dytë)

Vllaznia 2-1Egnatia (faza e tretë)

Egnatia 0-1Vllaznia (faza e katërt)

Lexo më tej: Video/ Partizani në finale, Bintsouka thyen Skënderbeun: Shehi pret kundërshtarin të dielën

Edhe nëse zgjerohet argumenti, golavarazhi është në favor të Egnatias: sulmi i dytë më i mirë i kampionatit, bashkë me Partizanin, me 51 gola të shënuar dhe mbrojtja e pestë më e fortë me 38 gola të pësuar, për një gol-diferencë prej 13 rrjetash. Vllaznia ka shënuar 41, sulmi i pestë më i mirë i kampionatit dhe ka pësuar 34, por mbrojtja e tretë më e mirë e Superiores nuk ka lejuar që shkodranët të kenë më shumë se një +7 në golavarazh. Tani, megjithatë, gjithçka nis nga 0-0 që i shkon për shtat të besuarve të Tetovës, që shkojnë në takimin me Partizanin edhe me një barazim.

KUPA E SHQIPËRISË

Egnatia Vllaznia 1-0 (vajtje)

Vllaznia Egnatia 1-1 (ardhje)

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI