Flash

Netanyahu nën presion/ Rivali politik i vë ultimatum deri në 8 qershor

Lapsi.al 19 May 2024
Netanyahu nën presion/ Rivali politik i vë ultimatum deri në 8

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu po përballet me thirrje në rritje brenda dhe jashtë vendit për të hartuar plane të qëndrueshme për administrimin e Gazëspas përfundimit të luftës dhe rivendosjes së paqes. Të shtunën, rivali i tij kryesor politik, Benny Gantz, ministër pa portofol dhe anëtar i Kabinetit të Luftës, i vuri një ultimatum kryeministrit Benjamin Netanyahu. Gantz tha në një konferencë për shtyp se ai dhe anëtarë të tjerë të partisë së tij do të largohen nga kabineti i udhëhequr nga Benjamin Netanyahu, nëse ky nuk paraqet deri më 8 qershor një plan të besueshëm për rendin e pasluftës në Rripin e Gazës.

Gantz kërkoi një plan prej gjashtë pikash, në të cilin ndër të tjera parashikohet administrimi i përkohshëm i Rripit të Gazës nga një administratë ndërkombëtare me pjesëmarrjen e SHBA-së, Evropës, shteteve arabe dhe palestinezëve për të trajtuar çështjet civile në Gaza. Megjithëse sipas Gantz Izraeli duhet të ketë vazhdojë të ketë kontrollin mbi sigurinë në territorin e Rripit të Gazës. Edhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, gjithashtu anëtar i Kabinetit të Luftës, bëri thirrje për një plan që parashikon administrimin palestinez të enklavës.

Kryeministri Netanyahu i hodhi poshtë kërkesat e tyre si "fjalë boshe" kuptimi i të cilave ishte i qartë: "Fundi i luftës dhe një disfatë për Izraelin, heqja dorë nga shumica e pengjeve, vazhdimi i ekzistencës së një Hamasitë padëmtuar dhe krijimi i një shteti palestinez." Ndërsa luftimet në Rripin e Gazës vazhdojnë, të dyja palët njoftojnë për rritje të numrit të viktimave. Ushtria izraelite njoftoi se gjatë një përleshjeje me militantë palestinezë në pjesën jugore të enklavës u vranë dy ushtarë izraelitë.

Ushtria izraelite tha se i ka përqendruar operacionet ushtarake në këtë rajon "në përpjekje për të çrrënjosur luftëtarët e mbetur të Hamasit që janë ngujuar atje." Ky lajm pasoi njoftimet se të shtunën nga një sulm ndaj spitalt Al Aqsa Martyrs në Gazë ishin vrarë të paktën 20 civilë. Po ashtu njoftohet se gjatë një sulmi ajror izraelit ndaj kampit të refugjatëve në Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës, ishin vrarë dhe plagosur të paktën 24 palestinezë, ndër ta edhe fëmijë. /DW

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI