Flash

Reagon bashkëshorti i Cassie pas videos shokuese me Diddy

Lapsi.al 19 May 2024
Reagon bashkëshorti i Cassie pas videos shokuese me Diddy

Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos ku Diddy dhunonte artisten në një dhomë hoteli në Los Angeles në vitin 2016.

Fine, i cili është martuar me Cassie që prej vitit 2019, shkroi në Instagram një “letër” drejtuar grave dhe fëmijëve: “Burrat që rrahin gratë nuk janë burra. Burrat i mbrojnë këta njerëz nuk janë burra”, u shpreh Fine. Ai inkurajoi njerëzit që të komunikojnë me të afërmit, sepse “vajzat, motrat, nënat dhe gratë tona duhet të ndihen të mbrojtura dhe se i duam”. Ai shtoi: “Burrat që lëndojnë gratë i urrejnë ato”.

Alex gjithashtu u rikujtoi grave që kanë përjetuar dhunën se “historitë e tyre janë të vërteta dhe se njerëzit i besojnë”. “Ju nuk jeni vetëm dhe gratë dhe burrat që interesohen për mirëqenien dhe sigurinë tuaj, duan që ju të keni sukses. Për të gjitha gratë dhe fëmijët, më vjen keq që jetoni në një botë ku nuk jeni të mbrojtur dhe nuk ndiheni të barabartë”.

Alex dhe  Cassie kanë dy fëmijë, Frankie, 4 vjeç dhe Sunny, 3 vjeç. Ai u shpreh se do t’i rrisë vajzat në një botë ku ndihen të sigurta dhe të dashura. Duke e përmbyllur mesazhin ai u shpreh: “Për të gjithë abuzuesit, keni mbaruar! Nuk jeni më të sigurt, nuk jeni më të mbrojtur. Burrat krah jush janë po aq të dobët dhe të mjerë me veten sa vdekja do të cilësohej si mirësi (për ju)”.

 

[embed]https://www.instagram.com/p/C7FM_EoulZk/?hl=en&img_index=1[/embed]

Të këshilluara

Demi Moore rikthehet në Cannes pas 27 vitesh

Festivali i Filmit në Kanë 2024 pa një rikthim të Demi Moore  pasi ajomori pjesë në ngjarjen prestigjioze për herë të parë në 27 vjet. Të premten, Moore bëri...

17:23

Kendall Jenner rikthehet me Bad Bunny?

Kendall Jenner, u pa në koncertin e reperit portorikan në Orlando, Fla., të premten, më 17 maj,  disa muaj pasi ata u ndanë në dhjetor 2023. Persona të prani...

14:05

Çmimet ACM 2024: Lista e plotë e fituesve

Çmimet e Akademisë së Muzikës Country (ACM) 2024 u zhvilluan të enjten, me  Reba McEntire si mikpritëse të ceremonisë. Lainey Wilson, e cila fitoi çmimin  “A...

11:11

Martesa e Ben Affleck dhe Jlo në krizë?

Ben Affleck thuhet se po qëndron në një shtëpi të veçantë nga gruaja e tij, Jennifer Lopez, pasi u shfaqën thashethemet se çifti po shkonte drejt divorcit. P...

18:21

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI