Flash

Trump nxjerr idenë e presidencës me tre mandate

Lapsi.al 19 May 2024
Trump nxjerr idenë e presidencës me tre mandate

Donald Trump flirtoi me idenë e të qenit president për tre mandate, një shkelje e qartë e kushtetutës së SHBA-së, gjatë një fjalimi bombastik për “Shoqatën Kombëtare të Pushkës” (NRA). Në këtë fjalim ai u zotua të anulojë masat e sigurisë së armëve që u ndërmorën gjatë administratës Biden.

“E dini, Franklin D. Roosevelt 16 vjet, gati 16 vjet. Ai ishte katër mandate. Nuk e di, a do të konsiderohemi me tre mandate? Apo me dy mandate?” tha ish-presidenti dhe kandidati kryesor presidencial i republikanëve në konventën vjetore të organizatës në Dallas, duke bërë që disa nga turma të bërtisnin "tre!”.

Trump ka folur për një mandat të tretë në komentet e kaluara, madje duke përmendur një presidencë të zgjatur gjatë fushatës në 2020. Ai gjithashtu është përpjekur të distancohet nga kjo ide, duke i thënë revistës Time në prill: “Unë nuk do të isha fare në favor të saj. Kam ndërmend të shërbej katër vjet dhe të bëj një punë të shkëlqyer”. 

Lexo më tej: Përballja e tyre e parë në studiot televizive, Biden dhe Trump debate më 27 qershor dhe 10 shtator 

Amendamenti i 22-të, i cili u miratua pas mandatit të katërt të Franklin Delano Rosvelt, e kufizon presidencën në dy mandate.

Në fjalimin e tij në “Shoqatën Kombëtare të Pushkës”, Trump foli për abortin, emigracionin dhe kritikoi Robert F Kennedy Jr si pjesë e "të majtës radikale". Ai gjithashtu u ankua për çështjet e shumta penale kundër tij, duke përfshirë një urdhër për të ‘qepur gojën’, që e ndalon atë të komentojë për dëshmitarët në gjyqin e tij penal në qytetin e Nju Jorkut.

Trump ka miratimin e NRA-s, por organizata kohët e fundit është zhytur nga fatkeqësitë ligjore dhe financiare dhe nuk është aq forcë e madhe në politikën amerikane siç ka qenë dikur.

NRA po mban konventën e saj më pak se tre muaj pasi ish-udhëheqësi i saj afatgjatë Wayne LaPierre, si dhe drejtues të tjerë të grupit, u vunë përgjegjës në një padi të përqendruar në shpenzimet e mëdha të organizatës.

Trump, i cili tha se kishte dëgjuar që pronarët e armëve "nuk votojnë", i shtyu anëtarët e NRA-së të dilnin në votime në nëntor: "Le të jemi rebelë dhe të votojmë këtë herë, në rregull?"

Administrata e Biden ka punuar për të frenuar dhunën me armë, duke përfshirë një mori veprimesh ekzekutive dhe hapjen e zyrës së parë federale për të parandaluar dhunën me armë.

Biden

(Biden punon fort për masa kundër armëve)

Biden ka punuar gjithashtu të zgjerojë kontrollet e personave që duan të blejnë armë dhe t'i japë fund një zgjidhjeje që lejon shitjet e armëve të zjarrit pa kontrolle të blerësit, përveç dyqaneve tradicionale.

“Nëse regjimi i Bidenit merr edhe katër vite të tjera, ata do të vijnë për armët tuaja”, tha Trump.

Vetëm 12% e amerikanëve besojnë se ligjet e armëve duhet të lirohen, ndërsa 56% thonë se duhet të ashpërsohen dhe 31% pohojnë se duhet të mbahen siç janë tani për tani, sipas një sondazhi të tetorit të kryer nga Gallup.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

BE ndalon funksionimin e katër mediave ruse

Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit për katër media të lidhura me Rusinë, në bllokun evropian. Vendimi u mor pavarësisht një ...

16:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI