Flash

Meloni mbron Ramën, mediat italiane i kujtojnë mosmbajtjen e premtimit

Lapsi.al 20 May 2024
Meloni mbron Ramën, mediat italiane i kujtojnë mosmbajtjen e premtimit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka marrë sërish në mbrojtje homologun e saj shqiptar Edi Rama për çështjen e marrvëshjes mes tyre për ndërtimin e dy qendrave të pritjes së emigrantëve në vendin tonë.

“Ne do të përpunojmë kërkesat për azil në territorin shqiptar nën juridiksionin italian. Çfarë fitojmë? Ne do të përfitojmë nga lehtësimi i presionit në territorin italian dhe të pasurit një efekt bindës ndaj migrantëve të mundshëm të paligjshëm, të cilët mund të jenë shumë të fuqishëm” - tha kryeministrja italiane e ftuar në emisionin “Mattino Cinque”, në Canale 5.

“Falënderoj qeverinë shqiptare dhe më vjen shumë keq për sulmet e pahijshme që po merr kryeministri Rama nga e majta italiane dhe europiane që ka bërë këtë marrëveshje për të ndihmuar Italinë”, - tha Meloni.

Por mediat italiane i kanë kujtuar këtë të hënë kryeministres italiane mosmbajtjen e premtimit për të ndërtuar qendrat e Shqipërisë brenda 20 majit. “Huffington Post Italia” ka publikuar një shkrim të gjatë për këtë marrëveshje.

“Prej muajsh data e sotme, 20 maji, ishte shënuar me të kuqe në kalendarin e qeverisë. Duhet të ishte dita e hapjes së dy qendrave të emigrantëve në Shqipëri. Me afrimin e ditës "X", filloi të bëhej e qartë, edhe për ekzekutivin, se ato dy objekte në veri të Shqipërisë që duhet të strehonin 3000 emigrantë që shkonin drejt Italisë në vit, nuk ishin as afër të qenit gati” – thuhet në shkrim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI