Flash

Sorloth në historinë e futbollit: shënoi 4 gola ndaj Real Madrid, tre në vetëm 8 minuta

Lapsi.al 20 May 2024
Sorloth në historinë e futbollit: shënoi 4 gola ndaj Real Madrid,

Alexander Sorloth, shënojeni këtë emër. Sulmuesi norvegjez i lindur në vitin 1995 që luan për Villarreal ka bërë historinë e futbollit. Djaloshi ka shënuar 4 gola ndaj Real Madrid në ndeshjen e parafundit të La Liga. Skuadra e Carlo Ancelotti e kishte mbyllur pjesën e parë me rezultatin 4-1 falë një dygolëshi të Guler dhe golave të Joselu dhe Lucas Vasquez, por në pjesën e dytë Sorloth u ekzaltua. Norvegjezi, pas golit të shënuar në pjesën e pare, realizoi 3 të tjerë në harkun e 8 minutave (nga 48' deri në 56'), duke hyrë kështu në historinë e futbollit.

Rezultati përfundimtar ishte 4-4, me norvegjezin që - me një ndeshje nga fundi i kampionatit - është i pari në tabelën e golashënuesve me 23 gola. 29 vjeçari ka lënë pas Dovbyk (21) dhe Bellingham (19). Sorloth është lojtari i njëmbëdhjetë që shënon 4 gola kundër Real Madrid, i fundit që e ka bërë këtë ishte Castellanos, sezonin e kaluar me fanellën e Granadës.

Para tij, Leëandoëski kishte arritur këtë gjë me Borussia Dortmund (Champions League 2013). Të njëjtën gjë kishte bërë edhe Diego Milito me Real Zaragoza (Kupa e Mbretit 2006). Të pranishëm në listën e ngushtë janë edhe: Josep Samitier (1926), Carlos Bestit (1929), Martí Ventolrà (1935), Martínez Català (1940), Emilín (1944), Esteban Echevarría (1947) dhe Eulogio Martínez (1957).

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI