Flash

Video/ “Qielli është kufiri për ju, ju dua” fjalimi i fundit i Klopp në dhomat e zhveshjes së Liverpool

Lapsi.al 20 May 2024
Video/ “Qielli është kufiri për ju, ju dua” fjalimi i
Pas ndeshjes së tij të fundit në krye të Liverpool, Jurgen Klopp mbajti një fjalim emocionues në dhomat e zhveshjes përpara se të niste korin me emrin e teknikut të ardhshëm të Reds Arne Slot. Klopp e përfundoi mbretërimin e tij nëntëvjeçar në një nivel të lartë, pasi Reds regjistruan një fitore 2-0 ndaj Wolves në Anfield pas golave të pjesës së parë nga Alexis Mac Allister dhe Jarell Quansah. “Dua të them se ju dua, ishte absolutisht e jashtëzakonshme. Faleminderit për udhëtimin, jam shumë krenar për ju dhe jam shumë krenar që më është lejuar të jem pjesë e kësaj - tha Klopp -. Faleminderit shumë, qielli është kufiri për ju djem. Faleminderit”, përfundoi tekniku në largim i Liverpool. Pas bilbilit të fundit të ndeshjes, Klopp doli në fushë për t'iu drejtuar turmës vendase dhe për t'i falënderuar ata për mbështetjen e palëkundur gjatë gjithë kohës së tij në klub. Gjermani tha: “Jam plotësisht i befasuar, mendova se tashmë do të isha copë, të them të drejtën, por nuk jam. Jam shumë i lumtur, nuk mund ta besoj”. Lexo më tej: Sekreti i Klopp: goditjet standarde të Liverpool orientohen nga inteligjenca artificiale “Jam shumë i lumtur për të gjithë ju – vazhdoi Klopp -, për atmosferën, për lojën, për të qenë pjesë e kësaj familjeje, për ne, si e festuam këtë ditë. Është thjesht e pabesueshme. Shumë faleminderit”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI