Flash

E rëndë në Greqi/ Shqiptari dhe gruaja e tij dhunohen barbarisht në mes të rrugës (VIDEO)

Lapsi.al 21 May 2024
E rëndë në Greqi/ Shqiptari dhe gruaja e tij dhunohen barbarisht

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur këtë të martë në zonën Aegaleo në Athinë. Tre persona janë konfliktuar me një çift shqiptarësh për arsye ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Ieras Odos dhe Thebës, dhe sipas një video të publikuar nga mediat vendase shihet se dy makina kishin ndaluar fillimisht në semafor të kuq. Më pas për arsye ende të paqarta drejtuesit e dy mjeteve kanë nisur të bisedojnë me tone të larta dhe nga njëra makinë kanë zbritur tre persona të cilët janë nisur drejt çiftit.

Ata iu afruan dhe filluan të rrahin burrin 43 vjeçar, me origjinë shqiptare ashtu edhe gruan në të njëjtën moshë që ishte në makinë së bashku me të. Pak më vonë, në tentativë për t’u arratisur, tre personat e kanë tërhequr zvarrë me makinën e tyre 43-vjeçarin dhe e kanë hedhur në tokë. Burrë dhe grua janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa tre personat e tjerë janë shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme proceduriale. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI