Flash

Jason Momoa konfirmon romancën me aktoren

Lapsi.al 21 May 2024
Jason Momoa konfirmon romancën me aktoren

Jason Momoa konfirmoi lidhjen e tij me Adria Arjona – pesë muaj pas finalizimit të divorcit nga Lisa Bonet.

Momoa postoi një seri fotosh të hënën nga udhëtimi i tij në Japoni, duke përfshirë një foto të aktorit me Adria, ndërsa darkonin me miqtë në një restorant komod japonez.

“Japoni, ti je një ëndërr e bërë realitet”, shkroi ai në postim. "Ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë ata që hapën dyert e shtëpisë së tyre, duke krijuar kujtime me miq të rinj dhe miq të vjetër, duke ndarë një tjetër aventurë të mrekullueshme me dashurinë time."

[embed]https://www.instagram.com/p/C7McH3FrnRf/?img_index=10[/embed]

Alumi i "Game of Thrones" ishte në Azi duke filmuar serinë e tij të motoçikletave me Harley-Davidson, "On the Roam". Disa nga fansat e Momoas vërshuan në seksionin e komenteve për të komentuar marrëdhënien e tij të re.

“Ju të dy jeni të bukur bashkë, ju uroj shumë dashuri, jam shumë i lumtur për ju, ju dua shumë”, ka komentuar një fans në postim. “Urime për ty dhe Adria. Ju uroj të dyve shumë lumturi”, ka shkruar një person i dytë.

Aktorja portorikane është personi i parë me të cilin Momoa ka dalur hapur që kur i dha fund martesës me Bonet. Dyshja u ndanë në janar 2022 pas gjashtë vitesh martesë.

Pothuajse katër muaj më vonë, u përhapën thashethemet se aktori po takohej me Eiza González, megjithëse asnjëri nuk e konfirmoi statusin e tyre të marrëdhënies.

Bonet paraqiti zyrtarisht divorcin nga Momoa dy vjet pas ndarjes së tyre në janar . Ish çifti filluan të takoheshin në vitin 2005, por vetëm në tetor 2017 ata u martuan fshehurazi. Pavarësisht ndarjes së tyre, ish-të kanë vazhduar të bashkë-prindërojnë dy fëmijët e tyre: Lola, 16 vjeç dhe Nakoa-Wolf, 15 vjeç./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Eminem tërhiqet nga muzika?

Eminem do të lançojë së shpejti albumin e tij të fundit “The Death of Slim Shady”, në të cilin do të vrasë ‘personazhin kryesor’ me të cilin u bë i famshëm. Ky ...

14:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI