Flash

Kërcënoi pronarin e mobilerisë për 4 mijë euro, vihet në pranga 55-vjeçari në Elbasan

Lapsi.al 21 May 2024
Kërcënoi pronarin e mobilerisë për 4 mijë euro, vihet

Një 55-vjeçar është arrestuar në Elbasan në kuadër të operacionit të koduar “Mobilieri”. Ai kanosi pronarin e një mobilierie për t’i dhënë 4 mijë euro. 55-vjeçari u arrestua në flagrancë teksa merrte paratë në mobilieri.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mobilieri”. Kanosi pronarin e një mobilierie, për t’i dhënë 4000 euro, arrestohet në flagrancë, teksa merrte paratë në mobilieri, 55-vjeçari.

Gjithashtu, punohet për kapjen e një 23-vjeçari që dyshohet se ka bashkëpunuar me të arrestuarin, për të kanosur pronarin e mobilierisë.

Sekuestrohen shuma e parave, 2 celularë, si dhe 2 automjete dhe 1 motomjet në përdorim nga 2 shtetasit e implikuar në këtë rast.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas denoncimit të një 50-vjeçari, se kanosej nga 2 shtetas, për t’iu dhënë 4000 euro, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan kryen një hetim proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mobilieri ”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë, teksa merrte shumën e eurove, në mobilierinë e 50-vjeçarit, shtetasi P. B., 55 vjeç. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për rastin, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 23 vjeç. Punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI