Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Kroos tërhiqet nga futbolli, nuk rinovon me Real Madrid: ndeshja e fundit në karrierë do të jetë me Gjermaninë

Lapsi.al 21 May 2024
Kroos tërhiqet nga futbolli, nuk rinovon me Real Madrid: ndeshja e fundit
Toni Kroos ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur. Në moshën 34-vjeçare mesfushori gjerman ka vendosur të varë këpucët në gozhdë duke mos rinovuar kontratën me Real Madrid, që e mirëpriti dhjetë vjet më parë. Karriera e tij do të mbyllet me Kampionatin Evropian Gjermani 2024, kompeticionin e fundit në të cilin do të marrë pjesë para se t'i thotë zyrtarisht lamtumirë futbollit. Kjo është edhe dëshira e Kroos: t'i japë fund karrierës me fanellën e Gjermanisë. Ka qenë vetë lojtari që ka njoftuar vendimin për të mos nënshkruar një marrëveshje të re me Los Blancos dhe për të mos pranuar më oferta nga asnjë ekip. Ish-lojtari i Bayern Munich mbërriti në Spanjë në vitin 2014, duke u shndërruar menjëherë në një nga mesfushorët më të mirë në botë. Kroos ishte një pikë kyçe për Real dhe gjithashtu për ekipin e tij kombëtar, të cilin do ta përshëndesë në kampionatin evropian të zhvilluar në shtëpi këtë verë. Lexo më tej: Kroos, gjeniu i asisteve që fsheh një sekret: një video zbulon si i ndihmon gjermani shokët e tij Pas zërave që qarkulluan në mëngjes, Real Madrid vendosi të zyrtarizojë lajmin me një deklaratë ku nënvizonte dëshirën e Kroos për t'u larguar nga skena: “Real Madrid njofton se Toni Kroos ka vendosur t'i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist pas Euro 2024". Nuk do të ketë asnjë aventurë të re për gjermanin, ndonëse ai është ende në moshë për të nënshkruar një kontratë të re dhe për të zgjatur edhe për disa vite karrierën e tij futbollistike.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI