Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Mbyllja e bankave serbe në veri, Albin Kurti i përgjigjet SHBA: Aktiviteti i tyre ishte i jashtëligjshëm

Lapsi.al 21 May 2024
Mbyllja e bankave serbe në veri, Albin Kurti i përgjigjet SHBA:

Qeveria e Kosovës reagoi duke thënë se operacioni për mbylljen e gjashtë degëve të Bankës Postare Kursimore në katër komunat veriore me shumicë serbe erdhi pas dyshimeve të bazuara se po zhvilloheshin aktivitet financiar i kundërligjshëm.

Reagimit të Departamentit amerikan të Shtetit, në Prishtinë iu përgjigjën duke thënë se operacioni është i bazuar mbi ligjshmërinë.

“Sa i përket reagimit nuk jam në dijeni për detajet. Megjithatë, çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë dhe shtrirjen e sovranitetit në çdo cep të vendit”, tha Hekuran Murati, ministër i Financave.

Gjatë operacionit ndër të tjera janë konfiskuar edhe 1.6 milionë euro e mbi 74 milionë dinarë, për destinimin ndaj të cilave u tha se do të vendoset nga sistemi i drejtësisë, pasi aktiviteti ishte i jashtëligjshëm.

“Aktivitet financiar mund të jetë çfarëdo aktiviteti pa licencën e nevojshëm pavarësisht desitinimin e mjeteve. Destinimi i mjeteve pastaj është hapi i dytë për të cilin organet e rendit dhe prokuroria duhet të siguronin prova të mjaftueshme për ku kanë qenë mjetet e dedikuara. Edhe po të kishte licencë do të duhej të sigurohemi se kush janë përfituesit dhe mjetet përdoren për qëllime të ligjshme. Të gjitha këto i takojnë organeve të rendit”.

Ministri Murati tha se pala kosovare kishte ofruar që të gjente në zgjidhje përmes disa propozimeve në Bruksel që Serbia të dërgonte ndihmat e tyre financiare përmes rrugëve ligjore por që janë refuzuar nga Beogradi zyrtar.

“Ne si qeveri kemi ofruar konstruktivet me disa propozime, por që mesa duket pala serbe nuk ka qenë të gatshme. Ata kanë pasur synime të tjera, nuk kanë pasur synime të lehtësohet jeta për qytetarët dhe të mundësohen transferet për ata qytetarë”, u shpreh Murati.

Reagimet më të ashpra në lidhje me mbylljen e institucioneve financiare në veri erdhën nga Beogradi kur nuk munguan as kërcënimet për konflikte të armatosura.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI