Flash

Plas grushti në parlamentin rumun, deputetët përleshen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Lapsi.al 21 May 2024
Plas grushti në parlamentin rumun, deputetët përleshen me
Një skenë e paprecedentë është regjistruar këtë të martë gjatë seancës plenare në parlament, në Rumani. Dy deputetë janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Në sherr janë përfshirë Florin Roman, deputet i Partisë Nacional Liberale dhe Dan Vulceanu, deputet i pavarur. Sipas mediave vendase, Florin Roman pretendon se Dan Vilceanu e ka sulmuar i pari teksa po dilnin nga salla plenare, duke e goditur me gju, dhe më pas Roman i është kundërpërgjigjur. Ndërkohë Roman paralajmëroi se do të bëjë kallëzim penal ndaj deputetit që e dhunoi. Në videon mëposhtë duket momenti kur dy deputetët përleshen me njëri-tjetrin, skenë që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI