Flash

Scarlett Johansson, e shokuar nga imitimi i zërit për ChatGPT

Lapsi.al 21 May 2024
Scarlett Johansson, e shokuar nga imitimi i zërit për ChatGPT

Scarlett Johansson ka reaguar pasi CEO i OpenAI, Sam Altman ka kopjuar pa miratim zërin e saj për ChatGPT.

Aktorja tha se ajo kishte refuzuar më parë një qasje nga kompania për të shprehur chatbotin e saj të ri, i cili lexon tekst me zë të lartë për përdoruesit. Kur modeli i ri debutoi javën e kaluar, komentuesit nxituan të bënin krahasime midis zërit "Sky" të chatbot-it dhe zërit të Johansson në filmin "Her" të vitit 2013.

OpenAI tha të hënën se do të hiqte zërin, por këmbënguli se nuk ishte menduar të ishte një "imitim" i sak. Megjithatë, Johansson akuzoi kompaninë dhe themeluesin e saj Sam Altman, për kopjim të qëllimshëm të zërit të saj, në një deklaratë të parë nga BBC të hënën në mbrëmje.

Ajo shkroi:"Shtatorin e kaluar, mora një ofertë nga Sam Altman, i cili donte të më punësonte për të dhënë zërin në ChatGPT 4.0., pasi zëri im do t’i ndihmonte përdoruesit të ndjeheshin më “familjarë.

Për arsye personale, e refuzova ofertën. Nëntë muaj më vonë, miqtë e mi, familja dhe publiku i gjerë vunë re se sa shumë i ngjante zërit tim sistemi më i ri i quajtur “Sky”.

Z. Altman madje nënkuptoi se ngjashmëria ishte e qëllimshme, duke postuar në Twitter një fjalë të vetme “Her” – një referencë për filmin në të cilin unë bëja zërin e një roboti, Samantha, e cila krijon një marrëdhënie intime me një njeri.

Dy ditë përpara se të publikohej demonstrimi i ChatGPT 4.0, z.Altman kontaktoi agjentin tim, duke më kërkuar që të rishqyrtoja propozimin. Por përpara se të komunikonim, sistemi u bë publik. U trondita, u zemërova dhe u detyrova të punësoj një avokat, i cili i shkroi dy letra Altman dhe OpenAI. Rrjedhimisht, pranuan pa dëshirë të heqin zërin “Sky”.

Në një kohë kur të gjithë po përballemi me “deepfakes” dhe mbrojtjen e identitetit tonë, pres zgjidhje dhe miratimin e legjislacionit të duhur për të ndihmuar në sigurimin e mbrojtjes së të drejtave individuale".

Të këshilluara

Eminem tërhiqet nga muzika?

Eminem do të lançojë së shpejti albumin e tij të fundit “The Death of Slim Shady”, në të cilin do të vrasë ‘personazhin kryesor’ me të cilin u bë i famshëm. Ky ...

14:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI