Flash

Shehaj akuzon guvernatorin: Janë marrë peng 100 mijë shqiptarë me mikrokreditë (VIDEO)

Lapsi.al 21 May 2024
Shehaj akuzon guvernatorin: Janë marrë peng 100 mijë

Debati në seancën dëgjimore në Kuvend me guvernatorin e Bankës Qëndrore u zhvillua me tone të ashpra mes deputetit Agron Shehaj dhe guvernatorit Gent Sejko.

Duke iu referuar kallëzimit në SPAK që prokuroria e Tiranës i bëri Sejkos, duke e bërë përgjegjës për kreditë vjedhëse, që sipas kallëzimit, Banka Qëndrore i kishte facilituar, Agron Shehaj e bëri drejtpërdrejt përgjegjëse Bankën Qëndrore për atë çka e quajti pengmarrje të shqiptarëve.

"100 mijë qytetarë shqiptarë, që merren peng, se ishin marrë peng! Janë marrë peng! Janë marrë peng nga një biznes kriminal, të licencuar dhe monitoruar nga Banka e Shqipërisë, nuk meritonte të pezullohej menjëherë? Ju e latë 4 vjet.

Faktet tregojnë që kemi të bëjmë me aktivitet kriminal, ku kemi një kompani e cila bën gjithçka, të merr në telefon, e merr në telefon qytetarin edhe i thotë:

Pse një qytetar nuk mund të marrë, gaboi, i duheshin, nuk ka të drejtë? Ju i jepni të drejtë MCA-së ta marrë peng qytetarin? Si mund të thoni që ai ia kishte. Po, ia kishte.

Është e drejtë që t’i thotë “më ke 10 milionë lekë, unë të bllokoj shtëpinë. S’do të bllokoj shtëpinë? Hajde bëj një kredi tjetër me kushtet që të them unë”. Sepse kur unë të ,mbaj shtëpinë peng, mund të aplikoj çdo lloj kushti, nuk kanë më të drejtë ata të zgjedhin. Kjo do të thotë të mbahen peng.

Dhe për mbajtjen peng të 100 mijë qytetarëve, Banka e Shqipërisë është përgjegjëse! Nuk ka bërë detyrën." - u shpreh Shehaj.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI