Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Video/ Portieri Aguirre kapi topin qetësisht me duar jashtë zonës: të gjithë heshtën, edhe kundërshtarët

Lapsi.al 21 May 2024
Video/ Portieri Aguirre kapi topin qetësisht me duar jashtë
Polemika të mëdha në Kolumbi për atë që ndodhi gjatë ndeshjes ndërmjet Once Caldas dhe Independiente Santa Fe. Episodi ku përfshihej portieri i vendasve, James Aguirre, që kapi me qetësi topin me duar jashtë zonës pa e ndëshkuar nga arbitri, ishte vërtet i pabesueshëm. Një rrethanë për të cilën asnjë lojtar nga asnjëra skuadër nuk bëri asnjë kundërshtim, sikur të ishte gjëja më e natyrshme në botë. Çështja ka rindezur akuzat për nivel të ulët të arbitrave në futbollin kolumbian, aq më tepër po të kemi parasysh se arbitër i ndeshjes ishte Carlos Betancur, i cili ka kualifikimin e një ndërkombëtari nga FIFA. Ndeshja ndërmjet Once Caldas dhe Independiente Santa Fe ishte shumë e rëndësishme për Grupin B të dy katërsheve nga ku do të dalin skuadrat që do të luajnë për titullin kampion në Apertura, me miqtë që vinin të parët me 6 pikë dhe vendasit i ndiqnin me 4. Ndeshja përfundoi në barazim 0-0, me pak emocione. Prandaj, vëmendjen e mori veprimi i Aguirre: një moment në të cilin rregullat e lojës së futbollit dukej se ishin ndalur për pak sekonda.

ÇMENDURI E PORTIERIT, POR ASKUSH NUK THA GJË

Kur ndeshja po i afrohej çerekorëshit të parë të lojës, pati një rivënie nga portieri tjetër, Mosquera Marmolejo, në kërkim të sulmuesve të Independiente. Rivënia ishte shumë e gjatë dhe asnjë nga ekipi i tij nuk arriti te topi. Aguirre doli nga zona e tij dhe pengoi topin të dilte nga fusha, në dukje për ta shoqëruar në zonë me këmbë për ta kapur me duar dhe për të rinisur aksionin. Dhe në fakt shkoi pikërisht kështu, vetëm se Aguirre e pa të arsyeshme të kapte topin me duar përpara se të kthehej në zonë. Një faull shumë i qartë që duhej të sanksionohej nga arbitri me goditje dënimi dhe karton të verdhë. Por asgjë nga këto nuk ndodhi dhe loja vazhdoi me indiferencën e të gjithëve.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI