Flash

Video/ Thuram kërcen me korin kundër Juventus: i ati, Lilian, e qëllon me shuplakë

Lapsi.al 21 May 2024
Video/ Thuram kërcen me korin kundër Juventus: i ati, Lilian, e
Në San Siro shpërtheu festa finale për titullin kampion të Inter, pas ndeshjes kundër Lazios, e parafundit në Serie A. Gjatë festimeve ka pasur një episod interesant mes Marcus Thuram dhe babait të tij Lilian. THURAM, BABA E BIR, NË SAN SIRO Ashtu si në vitin 2001-02, edhe këtë vit babë e bir Lillian e Marcus Thuram e gjetën veten duke festuar një kampionat të fituar. Dikur ishte ai i fituar nga Lilian Thuram me Juventus, ku Marcus dhe Kephren kishin marrë pjesë për të shoqëruar babain e tyre. Megjithatë, pas ndeshjes kundër Lazios, ishte radha e Marcus për të festuar titullin e fituar i shoqëruar nga babai i tij, i cili kishte veshur edhe fanellën e Inter për këtë rast. Të dy ishin ndër protagonistët e mbrëmjes, shpesh të inkuadruar nga kamerat. Lexo më tej: Video/ Inter barazon në ditën e festës, Dumfries prish planet e Tudor dy minuta nga fundi: rezultatet e Serie A

SHUPLAKË PËR KËRCIMIN NË KORIN KUNDËR JUVES

Megjithatë, kur në San Siro u këndua "Kush nuk kërcen është bardhezi", pati një moment përçarjeje mes të dyve. Marcus filloi të kërcente përpara Curva Nord dhe të brohoriste për turmën, kur babai i tij Lilian mbërriti me qetësi dhe i dha një shuplakë. Marcus iku me vrap, por ndaloi së kërcyeri. Është mirë të marrësh babanë tënd juventin në festën e Inter, por është gjithmonë më mirë të mos e ekzagjerosh.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI