Flash

Vijojnë hetimet për vdekjen e Matthew Perry

Lapsi.al 21 May 2024
Vijojnë hetimet për vdekjen e Matthew Perry

Vdekja e Matthew Perry është ende nën hetim pasi zyrtarët e zbatimit të ligjit po shqyrtojnë ketaminën që u gjend në sistemin e tij.

Policia lokale dhe agjentët federalë po përpiqen të kuptojnë se ku e bleu aktori dr0gën para vdekjes së tij në tetor 2023, sipas TMZ. Gazeta raportoi të martën se autoritetet kanë marrë në pyetje njerëz me një histori abuzimi me substancat për çdo informacion në lidhje me burimin e Perry.

Dy muaj pasi aktori u gjet pa ndjenja në jakuzzin e shtëpisë së tij në Los Angeles, raporti i tij i autopsisë u publikua.

Aktori i "Friends" vdiq në moshën 54 vjeçare nga "efektet akute të ketaminës", zbuloi Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut LA në dhjetor 2023. Mbytja, sëmundja e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës u renditën si faktorë të tjerë kontribues. Në atë kohë, një ekspert mjekësor spekuloi për Page Six se Matthew "ka gjasa" të ketë marrë ketaminë ilegalisht për "përdorim rekreativ".

Raporti i ri vjen pasi Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit i tha People në janar se nuk po hetonte më vdekjen e Perry. Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut të Los Anxhelos tha gjithashtu se rasti ishte "mbyllur" në atë kohë.

Miqtë e Perry në "Friends" kanë vazhduar ta nderojnë atë që nga vdekja e tij. Jo vetëm që David Schwimmer, Jennifer Aniston, Lisa Kudrw, Matt LeBlanc dhe Courteney Cox lëshuan një deklaratë të përbashkët vitin e kaluar, por kjo e fundit u tha shikuesve të "CBS Sunday Morning" këtë fundjavë se ai ende e "viziton" atë. "E ndiej prezencën e Matthew," u shpreh ajo.

Të këshilluara

Jason Momoa konfirmon romancën me aktoren

Jason Momoa konfirmoi lidhjen e tij me Adria Arjona – pesë muaj pas finalizimit të divorcit nga Lisa Bonet. Momoa postoi një seri fotosh të hënën nga udhëtim...

15:05

Eminem tërhiqet nga muzika?

Eminem do të lançojë së shpejti albumin e tij të fundit “The Death of Slim Shady”, në të cilin do të vrasë ‘personazhin kryesor’ me të cilin u bë i famshëm. Ky ...

14:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI