Flash

Berisha: Si gënjeu Altin Dumani për inceneratorin e Tiranës

Lapsi.al 22 May 2024
Berisha: Si gënjeu Altin Dumani për inceneratorin e Tiranës

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përgënjeshtruar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, i cili u shpreh se nuk është bërë asnjë denoncim për grup të strukturuar kriminal për inceneratorin e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha deklaroi se Dumani mashtroi, pasi sipas tij katër vite më parë është bërë një padi për grup të strukturuar kriminal, në lidhje me këtë aferë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, dëgjojeni vetëm një aspekt të vjedhjes së tij. Erion Veliaj merr me qira për ndërtimin e depos së ujit në Surrelin e Edi Ramës 500 metër tokë. 500 metër tokë Edi Rama thotë se aty e ka blerë me dy dollarë, por mashtron se aty ka qenë të paktën 25, kurse sot është 50 dollarë. Pra, Erion Veliaj e ka marrë me qira tokën, e cila në rast se do blihej, mund të kushtonte gjithsej 200 mijë dollarë. Maksimumi i maksimumit.

Kurse qira paguan 20 mijë euro në vit. 10 mijë Erioni, 10 mijë Qefalia. A ka hajdutë si këta mor miq? Secili nga specialistët e Edi Ramës ulte kokën kur fliste. Po Gjiknuri i mamasë që i vodhën 7 milionë euro në apartament, a e patë se si fliste apo jo?

Pra, ishte skena më tragjikomike, por prapë gjithçka ua prishën deputetët e opozitës. Me pyetjet që i bënë, ia thanë fjalën në gojë. Mbetej dhe sillej si peng i shpifur, njeri që nuk ka dinjitet, nuk ka moral, nuk ka nder, nuk ka ligj. Një peng i shpifur i Edi Ramës. Mashtrues publik që gënjeu, tha se për inceneratorin nuk është bërë padi për grup të strukturuar, në një kohë kur 4 vite më parë, padia është bërë për padi të strukturuar kriminal. Pengu i Edi Ramës. Sot i doli çdo bojë, i doli çdo kallaj.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI