Flash

Gafa e TVSH-së, në vendin që mburret se mbrojti hebrejtë (Video)

Lapsi.al 22 May 2024
Gafa e TVSH-së, në vendin që mburret se mbrojti hebrejtë

Mëngjesin e kësaj të mërkure emisioni ‘Mirmëngjes Shqipëri’, i cili moderohej deri në 20 maj nga Valbona Mhilli dhe Ermal Qori nuk vijoi transmentimin si çdo ditë tjetër. Të dy moderatorët dhe drejtuesit e emisionit janë pushuar nga puna si pasojë e një serie gafash që u bënë virale në rrejtet sociale.

Në Shqipëri në vendin që krenohet se ka mbrojtur hebrenjtë nga shfarrosja e nazistëve dy ikona të televizionit publik dëshmuan se jetojnë një injorancë të plotë për genocidin e luftës së dytë botërore dhe kampin famëkeq të Auschwitz ku bëhej shfarrosja në masë e të burgosurve.

[video width="790" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/05/Video-moderatoret-e-RTSH.mp4"][/video]

“Holauskët” e shqiptoi Valbona Mhilli shfarrosjen e hebrejve. Ndërsa të dy drejtuesit nuk arrinin ta artikulonin emrin e kampit të famshëm të shfarrosjes në masë ku në pesë vite gjetën vdekjen mbi 1.1 milionë njerëz.

Gjithashtu dy moderatorët me një injorancë ulëritëse, për mosleximin dot të emrit të kampit të Auschwitz, që gjendet në Poloni, fajësuan njohuritë e tyre të këqia në gjermanisht.

Fatkeqësia është se ndëshkimi ndaj tyre nuk erdhi si pasojë e e mungesës ulëritëse të formimit, që e kanë dëshmuar edhe herë të tjera, por për faktin se gafat këtë radhë morën dhenë në Tik Tok, e Instagram. Dhe në kohën e tiranisë së rrjeteve sociale, kjo është më e pafalshme sesa injoranca për Holokaustin në TV Publik të një vendi që mburret me Shindlerat shqiptarë.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI