Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Inter është i Oaktree, por pas fondit kalifornian janë kanadezët e Brookfield

Lapsi.al 22 May 2024
Inter është i Oaktree, por pas fondit kalifornian janë

Pasi Steven Zhang nuk arriti të shlyente kredinë e marrë në vitin 2021, Oaktree është bërë pronari i ri i Inter. Fondi kalifornian, megjithëse gëzon autonomi të fortë, është sidoqoftë pjesë e një fondi tjetër të madh kanadez, Brookfield. Siç raportohet nga Calcio e Finanza, në vitin 2019 fondi me bazë në Toronto bleu 62% të Oaktree për t'u ofruar "investitorëve një nga ofertat më të plota të produkteve të investimeve alternative".

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, kompania kanadeze duhet të zotërojë 100% të aksioneve të Oaktree deri në vitin 2029. Rritja që nga 1 marsi kishte arritur në 72%, me investime për blerjen e aksioneve në rreth 4.7 miliardë dollarë. “Edhe pse bashkëpunon për të shfrytëzuar pikat e forta të njëri-tjetrit, Oaktree operon si një kompani e pavarur brenda familjes, me ofertat e veta të produkteve dhe ekipet e investimeve, marketingut dhe mbështetjes”, thuhet në faqen e tyre zyrtare, duke afirmuar autonominë e gjerë të kompanisë amerikane.

Lexo më tej: Zhang i dorëzuar, në 22 maj humbet kontrollin e Inter: Oaktree e planet për klubin zikaltër

Brookfield Asset Management është një nga menaxherët kryesorë alternativë të aseteve në botë me mbi 900 miliardë dollarë në asete nën menaxhim në pasuri të paluajtshme, infrastrukturë, energji të rinovueshme, kapital privat dhe kredi. Në veçanti ai investon përmes katër filialeve (Brookfield Property Partners, Brookfield Infrastructure Partners, Brookfield Renewable Partners dhe Brookfield Business Partners). Midis aksionerëve kryesorë të kompanisë kanadeze ka edhe investitorë institucionalë, si Banka Mbretërore e Kanadasë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI