Flash

Presidentin e Lazios e zë gjumi në Senat kur flitej për të ardhmen e futbollit: Lotito zgjohet nga De Laurentiis

Lapsi.al 22 May 2024
Presidentin e Lazios e zë gjumi në Senat kur flitej për të
Dita e seancave dëgjimore në Senat për disa nga drejtuesit e klubeve të Serie A. Të pranishëm edhe senatori Claudio Lotito, së bashku me De Laurentiis, numrin një të Milan Scaroni, drejtuesit e Juventus, presidentin e Verona Setti etj. Një mënyrë për të bërë një bilanc të situatës në futbollin italian dhe për të biseduar me Qeverinë për të kërkuar edhe masa. Megjithatë, një moment i veçantë nuk kaloi pa u vënë re, ku protagonist ishte numri një i Lazios, Lotito.

LOTITO, GJUMË GJATË SEANCËS NË SENAT

Pas një ndërhyrjeje të presidentit të Napolit që synonte të nxiste diskutime, duke iu referuar 6-8 klubeve vendimtare për Serie A, me gjithë respektin për të tjerat e cilësuara si “push”, fjala kaloi te kolegu i tij i Veronës, Seti. Teksa ky i fundit filloi të fliste në krah të tij, Lotito mbylli sytë, duke lënë përshtypjen se flinte. Ndryshe nga ajo që ndodhi pak më parë, me presidentin e bardhekaltërve të impenjuar duke folur, këtu është një moment relaksi i dukshëm. Lexo më tej: Kërkoi zgjidhjen e kontratës, Lotito i kthehet Luis Albertos: "Të ikë falas? Nuk jam budalla unë" De Laurentiis, i cili po shikonte drejtpërdrejt nga Lotito, i pa inkuadruar, i tërhoqi vëmendjen kur vuri re se po e zinte gjumi. Në atë moment Lotito i bëri me shenjë presidentit të Napolit se gjithcka ishte në rregull, duke mohuar se kishte fjetur dhe duke treguar drejtpërsëdrejti në drejtim të presidentit Setti. Qëllimi i tij ishte të tregonte se ishte përqendruar shumë në fjalët e presidentit veronez, në një debat që po nxehej. Një skenë e bukur, por jo e izoluar, duke qenë se Lotito mbylli sytë edhe herë të tjera.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI