Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Të pamposhturit e Bayer Leverkusen kundër Atalantës së befasive: në Dublin luhet finalja e Europa League

Lapsi.al 22 May 2024
Të pamposhturit e Bayer Leverkusen kundër Atalantës së

E para nga finalet e kompeticioneve europiane të këtij edicioni do të vihet në skenë sonte në Dublin. E shpresa është që më në fund të vijë rasti i duhur, finalja e duhur. Atalanta sonte në orën 21:00 do të tentojë të fitojë kupën e parë, duke luajtur kundër Bayer Leverkusen për titullin e Europa League. Pas humbjes së Kupës së Italisë kundër Juventus, Hyjnesha dëshiron të shkruajë atë që do të ishte faqja më e rëndësishme në historinë e saj. Në Dublin Gasperini sfidon një nga skuadrat më të mira të sezonit, atë të Xabi Alonso që ka mbetur i pamposhtur deri më tani. Do të duhet një paraqitje e shkëlqyer nga skuadra e Bergamos, e cila mbështet te Scamacca për të rrëzuar kampionët e Gjermanisë.

NJË HISTORI PËR T'U SHKRUAR

Emocione të papërjetuara më parë, besim maksimal në forcat e veta, një ndjenjë përkatësie që nuk ka qenë kurrë kaq solide dhe ajo ndjesi e thellë uniciteti, që shkon paralelisht me historinë. Atalanta nuk ka qenë kurrë kaq afër majës së Europës dhe është gati të bëjë hapin e fundit, më të lartin e mundshëm, për të marrë lavdinë maksimale dhe për t'u ulur mes të mëdhenjve. Që nga shekulli i kaluar, 25 vjet më parë, Italia nuk e ka fituar kupën e dytë më prestigjioze europiane për klube (1999 me Parmën e Malesanit) dhe i gjithë vendi është shtrënguar rreth një skuadre të rafinuar e të drejtuar nga një teknik në kërkim të trofeut të tij të parë në karrierë si Gasperini.

Lexo më tej: Në Itali tani duan që Atalanta të mos fitojë më: Gjimshiti me shokë mund t'i heqin italianëve ekipin e gjashtë

Gasperini ka shansin të shkundë përfundimisht etiketën e "humbësit të suksesshëm" dhe t'u japë zikaltërve gëzimin e tyre më të madh evropian. Asgjë nuk i është lënë rastësisë. E ndërgjegjja e Gasp është e qetë, si ajo e dikujt që ka bërë gjithçka është e mundur dhe madje edhe më shumë për të arritur në takimin me historinë në mënyrën më të mirë. De Roon do të mungojë, është e vërtetë, por kur luhet një finale, motivimet shpesh kanë më shumë rëndësi sesa aspektet teknike.

REKORDI ABSOLUT

Këtë e di edhe Xabi Alonso, trajneri i Bayer (51 ndeshje pa humbje), i alarmuar nga loja e Atalantës pas eliminimit të Romës në gjysmëfinale. Ardhja si i pamposhtur në eventin e fundit të sezonit mund të përfaqësojë një thikë me dy tehe. Sepse ekziston rreziku që rënia e parë të vijë në momentin më të keq. Sepse përballë Bayer është një Atalanta që dëshiron të shkruajë historinë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI