Flash

Videoja virale nga Festivali i Kanës: Kelly R shpërthen ndaj sigurisë

Lapsi.al 22 May 2024
Videoja virale nga Festivali i Kanës: Kelly R shpërthen ndaj

Kelly Rowland u pa duke qortuar një roje sigurie në Festivalin e Filmit në Kanë 2024 të martën.

Fillimisht, ish-anëtarja e Destiny's Child u fotografua duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur teksa ecte në tapetin e kuq përpara premierës së "Marcello Mio". Por, ndërsa ajo ngjitej në një sërë shkallësh, një roje sigurie femër ngriti krahun pas saj, duke e larguar nga turma.

Gruaja u duk se po ashtu tha diçka – ose Rowland ose rojes mashkull të sigurisë që qëndronte në të djathtë të këngëtares. Çfarëdo që ndodhi nuk i pëlqeu Rowland,e cila u kthye menjëherë për t'u përballur me të. Fituesja e çmimit ‘Grammy’ drejtoi gishtin drejt saj dhe e qortoi para të gjithëve. Është e paqartë se çfarë e shkaktoi skenën, dhe përfaqësuesit e Rowland nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Page Six për koment.

Incidenti vjen tre muaj pasi këngëtarja e "Say My Name" ishte larguar nga seti i emisionit "Today" sepse dhoma e saj e zhveshjes "nuk ishte në nivelin e duhur", duke e lënë Hoda Kotb-in të përpiqej të gjente një bashkë-prezantuese zëvendësuese.

Rowland më vonë këmbënguli se ajo "e do" Kotb, e cila i tha Page Six në mars se emisioni i mëngjesit në NBC kishte planifikuar të përmirësonte dhomat e zhveshjes./Lapsi.al

Të këshilluara

Jason Momoa konfirmon romancën me aktoren

Jason Momoa konfirmoi lidhjen e tij me Adria Arjona – pesë muaj pas finalizimit të divorcit nga Lisa Bonet. Momoa postoi një seri fotosh të hënën nga udhëtim...

15:05

Eminem tërhiqet nga muzika?

Eminem do të lançojë së shpejti albumin e tij të fundit “The Death of Slim Shady”, në të cilin do të vrasë ‘personazhin kryesor’ me të cilin u bë i famshëm. Ky ...

14:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI