Flash

Arabët frikësojnë Milan: Al-Hilal gati të paguajë klauzolën për të marrë Leao

Lapsi.al 23 May 2024
Arabët frikësojnë Milan: Al-Hilal gati të paguajë
Para, para, para. Shumë para, shumë. 175 milionë euro, aq sa është klauzola e lirimit të përfshirë në kontratën mes portugezit Leao dhe Milan. Arabët e Al-Hilal janë të gatshëm të shkojnë deri në këtë nivel për të rrëmbyer sulmuesin portugez nga kuqezinjtë. Lajmi i bujshëm u trumpetua sot nga gazeta sportive portugeze 'O Jogo'. E përditshmja, në faqen e saj të parë, flet për një ofertë të mbërritur në Casa Milan, ekonomikisht e parefuzueshme. Theksi është në një pikë që e lë Milan në duart elojtarit: duke qenë se ka të bëjë me pagesën e klauzolës, mbetet që të të kuptohet se cili mund të jetë vullneti i Leao. Lexo më tej: Video/ Kritikoi Neymar: Jorge Jesus rrezikon shkarkimin nga Al Hilal Sipas asaj që shkruan O'Jogo, klubi arab synon të tentojë Kupën e Botës për Klube, kompeticion në të cilin do të marrë pjesë në verën e vitit 2025. E, për këtë arsye, i ka hedhur sytë nga talenti portugez, gati për t'i trefishuar pagën aktuale prej shtatë milionësh që Leao merr nga Milan. Këtë sezon Al-Hilal, një skuadër që tashmë ka në organikë Koulibaly, Milinkovic-Savic dhe Neymar, u bë kampione e Arabisë pasi dominoi kampionatin. Lojtarët e stërvitur nga një tjetër portugez, Jorge Jesus, fituan titullin me tre javë nga fundi. Al-Hilal përfundoi i pamposhtur me 90 pikë (+12 ndaj Al Nassr të Cristiano Ronaldos) dhe 96 gola të shënuar.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI