Flash

Berisha akuza Dumanit: Po mbron autorin e sulmit ndaj Top Channel

Lapsi.al 23 May 2024
Berisha akuza Dumanit: Po mbron autorin e sulmit ndaj Top Channel

Sali Berisha ka sjellë në vëmendje sulmi që ndodhi ndaj televizionit Top Channel, vitin e kaluar ku nga të shtënat me armë mbeti i vrarë roja i institucionit, Pal Kola.

Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha ka akuzuar se kreu i SPAK, Altin Dumani, e di se kush është autori i krimit por sipas tij e mban të fshehtë dhe në mbrojtje.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ky është Altin Zamani, ky kriminel që arkivon krimet më monstruoze elektorale ndaj shqiptarëve. Ky kriminel që arkivon dhe fsheh lidhjet e tmerrshme me krimin të Edi Ramës dhe lejtnantëve të tij. Do i bëjmë një pyetje sonte: po pse e mban të fshehtë dhe në mbrojtje ti terroristin që shkrehu breshëri mbi Top Channel dhe vrau rojen e pafajshme aty? Ka 6 muaj që policia e shtetit ka deklaruar se është kapur autori i aktit terrorist.

Atëherë, çfarë ke ti, kush të urdhëron ti? Edi Rama të urdhëron të fshehësh një terrorist që vrau një njeri të thjeshtë? Vrau një roje. Po pse çfarë ishte ai, njeri pa emër ishte ai që u vra në krye të detyrës. Ja pra miq, ky është Altin Zamani, që ka vetëm një preokupim madhor se duhet të ndryshojë Kushtetutën për karrigen për menderen e tij.

Pas 9 vitesh, edhe Gjykata Kushtetuese, edhe Gjykata e Lartë gjithnjë kanë pasur 7 apo 9 vite. Kurse atij i duhet Aranit Çela avi, përjetë. Të jesh i bindur se mund ta ndryshojnë këta hajdutë Kushtetutën, por asgjë nuk të shpëton ty nga ligji dhe drejtësia. Nga Kushtetuta dhe e drejta.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI