Flash

Gjimshiti, shqiptari më i suksesshëm ndonjëherë: lojtari i parë kuqezi që fiton një trofe europian

Lapsi.al 23 May 2024
Gjimshiti, shqiptari më i suksesshëm ndonjëherë: lojtari i
Një ëndërr e bërë realitet. Atalanta 'outsider' ja doli të jetë befasia e madh deri në fund. Pasi eliminoi Liverpool e Olympique Marseill, bergamaskët e udhëhequr nga kapiteni Berat Gjimshiti ngritën trofeun në Dublin, duke shkatërruar 3-0 në finale, të pathyeshmit e këtij sezoni, skuadrën e vetme që nuk ishte mundur deri mbrëmë në Europë, Bayer Leverkusen. Kapiteni i Kombëtares kuqezi ka shkruajtur kështu historinë me Atalantën, duke u bërë edhe lojtari i parë në historinë e Shqipërisë që fiton trofeun e UEFA Europa League. Në finalen e madhe të Dublinit në stadiumin “Aviva Stadium” Atalanta mposhti Bayer Leverkusen me rezultatin e thellë 3-0, ndërsa Berat Gjimshiti udhëhoqi skuadrën si kapiten drejt triumfit historik. Në fund Gjimshiti ngriti në “qiell” trofeun e UEFA Europa League duke përmbyllur një edicion shumë të mirë në një prej kompeticioneve më të rëndësishme europiane. Një sezon fantastik për kapitenin kuqezi që do të udhëheqë edhe Shqipërinë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI