Flash

Kultivuan drogë në pyll, asgjësohen 295 bimë narkotike në Fier, arrestohen 2 persona

Lapsi.al 23 May 2024
Kultivuan drogë në pyll, asgjësohen 295 bimë narkotike

295 bimë narkotike janë asgjësuar në fshatin Peshtan të Fierit dhe lidhur me këtë rast janë arrestuar Tonin Qalliaj dhe Lintor Ramushaj.

Njoftimi i policisë:

Fier/Vijon megaoperacioni i koduar "Territor i pastër".

Finalizohet operacioni i koduar "Peshtani", goditet 1 tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar. Asgjësohen 295 bimë narkotike që ishin kultivuar në tokën e njërit prej të arrestuarve, në fshatin Peshtan. Sekuestrohen 1 armë gjahu që e posedonte po ky shtetas dhe 6 celularë.

Në zbatim të masave të planit operacional "Territor i pastër", shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë finalizuar operacionin "Peshtani", si rezultat i të cilit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u godit 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike në një zonë pyjore, në fshatin Peshtan, Fier.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit T. Q., 57 vjeç, dhe L. R., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Peshtan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimët narkotike në tokën pronësi të shtetasit T. Q.. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit T. Q., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë gjahu që ai e posedonte pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 6 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI