Flash

Plagosja e tre personave në Pejë, policia e Kosovës nxjerr foton e autorit në kërkim

Lapsi.al 23 May 2024
Plagosja e tre personave në Pejë, policia e Kosovës nxjerr foton

Policia e Kosovës ka publikuar foton e autorit të plagosjes së tre personave që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Pejë.

Autoritetet kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Agron Mentor Gashit, i cili akuzohet për vrasje në tentativë. Në njoftimin për media thuhet se i dyshuari është i njohur për kryerjen e veprave penale.

NJOFTIMI I POLICISË SË KOSOVËS:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: Agron (Mentor) GASHI i lindur me 19.11.2002 nё Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale ‘Vrasje e rёndё nё tentativё’ e cila ka ndodhur më datë 22.05.2024 rreth orës 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe E-mail adresa: info@kosovopolice.com.

Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Pejë të Kosovës. Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet ende në kërkim, teksa të plagosurit ndodhen në spitalin e Prishtinës. Raportohet se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI