Flash

Rusia kërcënon Britaninë: Do t’ju godasim nëse armët tuaja përdoren kundër territorit rus

Lapsi.al 23 May 2024
Rusia kërcënon Britaninë: Do t’ju godasim nëse

Moska do të hakmerret ndaj caqeve të Britanisë së Madhe, nëse armët britanike përdoren nga Ukraina për sulme brenda territorit rus, tha të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova. Zakharova tha për gazetarë se caqet britanike “brenda territorit të Ukrainës dhe përtej kufijve të saj” mund të goditen në një skenar të tillë. Ajo e përsëriti paralajmërimin që Moska e bëri në fillim të këtij muaji, pasi sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se Ukraina mund t’i përdorë armët britanike kundër caqeve brenda Rusisë, nëse dëshiron.

“Ukraina e gëzon atë të drejtë. Sikurse Rusia që po sulmon brenda Ukrainës, mund ta kuptoni lehtë pse Ukraina e ndien nevojën për t’u siguruar se po e mbron veten”, tha Cameron gjatë një vizite në fillim të majit. Rusia reagoi me zemërim ndaj deklaratave të Cameron dhe i përmendi ato si arsyeje pse ka vendosur të mbajë stërvitje këtë muaj, për të simuluar lëshimin e raketave taktike bërthamore.

Komentet e Cameronit e bëjnë Britaninë të mbajë qëndrim më luftarak karshi Rusisë – së paku publikisht – sesa SHBA-ja, e cila thekson se armët me të cilat e furnizon Ukrainën duhet të përdoren vetëm brenda kufijve të Ukrainës të njohur ndërkombëtarisht, dhe jo kundër caqeve brenda territorit të Rusisë. Ukraina thotë se i përdor dronët e vet dhe armë të tjera për të kryer sulme kundër caqeve brenda Rusisë, si për shembull, kundër rafinerive të naftës apo infrastrukturës hekurudhore.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI